Tryeza e partive politike në kërkim të koncensusit për pozitën e presidentit në ardhje përcakton fatin dhe fundin e qeverisë Hoti

Tryeza e partive politike në kërkim të koncensusit për pozitën e presidentit në ardhje përcakton fatin dhe fundin e qeverisë Hoti

Hajrullah Tërnava

  • 13 December 2020 - 08:27

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Nxitimi i Hotit për marrëveshje të shpejtë me partitë politike, për kandidatin e presidentit, e paragjykon vendimin e Gjykatës Kushtetutës, dhe janë të turpshme këto veprime të kësaj qeverie, e cila krejt çka po ndërmerr e ka qëllimin që mos të shkohet në zgjedhje dhe kështu të mbetet në pushtet deri sa të ndryshojnë situatat në të mirë të partive që janë në këtë qeverisje. Sidomos po pritet deri sa ta gjen rrugën që e ka humbur në tersi partia e LDK-së, por edhe kjo i përngjan ngacmimit të qytetarëve të cilët veç po i komentojnë situatat që po e tepron me këto ngacmime kjo qeveri antiligjore.

Tendenca e kryeministrit Avdullah Hoti është absurde që të provon për të organizuar tryezë të partive politike, për arritjen e marrëveshjes për Presidentin e vendit, derisa akoma nuk është dhënë vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me legalitetin dhe legjitimitetin e qeverisë që e drejton, për shkak të votës problematike, të kontestuar, të deputetit Etem Arifi. Vrapimi i Hotit për tryezën e partive politike dhe arritjen eventuale të marrëveshjes për presidentin, është një tentativë për ta ndikuar dhe paragjykuar edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese në favorin e ruajtjes së mandatit të tij qeverisës, pavarësisht fakteve të prezantuara për shkeljen e ligjit dhe kushtetutës me rastin e lejimit për të votuar nga deputeti me aktgjykim të formës së prerë, që e ndalon ligji dhe kushtetuta.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".