Shteti duhet të ndërhyn urgjentisht me sigurimin e mjekimit falas të të gjithë të infektuarave me Covid-19

Shteti duhet të ndërhyn urgjentisht me sigurimin e mjekimit falas të të gjithë të infektuarave me Covid-19
Shteti duhet të ndërhyn urgjentisht me sigurimin e mjekimit falas të të gjithë të infektuarave me Covid-19

Dardan Grapci

  • 13 December 2020 - 13:49

Shkruan: Dardan Grapci

Veprimi kryesor që duhet ndërmarr tani është rritja e ndihmave dhe pensioneve, të ju paguaj të gjitha shpenzimet atyre që kanë nevojë për terapi të shtrenjtë dhe sigurim të barnave pa pagesë, deri në kalimin e krizës së pandemisë. Autoritetet në Kosovës, sidomos duhet të krijojnë zgjidhjen e shpejtë të këtij problemi, ndryshe do të rrezikohemi të kemi zgjerim të pandemisë dhe rritje të numrit të vdekjeve nga virusi, por nga mungesa e ilaçeve.

Qeveria e Kosovës, në këtë periudhën pas shpalljes së pavarësisë, ka dështuar tërësisht sa i takon ndërtimit efikas dhe të qëndrueshëm të sistemit shëndetësor në vend, sepse hapi i parë që është dashur ta bëjë, ka qenë Ligji për sigurimet shëndetësore, përmes të cilit qytetarët do të liroheshin nga pagesa e të gjitha shërbimeve për mjekim të sëmundjeve serioze kronike, duke parashikuar edhe rastin konkret sikur që e kemi tani me pandeminë globale. Në këtë kohë pandemie, edhe pse në mungesë të ligjit adekuat të sigurimeve shëndetësore, Qeveria është dashur të nxjerr Udhëzim të përkohshëm administrativ që në këtë kohë të pandemisë të furnizohen, falas me të gjitha barnat e nevojshme, madje edhe nga barnatoret private, e jo ti blejnë ato duke bërë lojë edhe me rritje të çmimeve.



Duke e pare situatën nëpër të cilën po kalon Kosova, shumë qytetar janë pa të ardhura financiare dhe ata detyrohen që për ti blerë barnat të shesin edhe diçka nga pasuria e tyre e fundit, kurse ata me të ardhura minimale, detyrohen që ti marrin diku borxh, të futen edhe në kredi nëse ju mundësohet, gjë që po krijon edhe një krizë të re sociale e familjare. Prandaj është koha e fundit që të ndërhyj shteti me urgjencë në krijimin e kushteve më të mira për tejkalim të situatës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".