Me këta pushtetar të korruptuar Kosova nuk do ta hapë derën e mbyllur e të blinduar të BE-së as për lëvizje të lirë dhe as për anëtarësim

Me këta pushtetar të korruptuar Kosova nuk do ta hapë derën e mbyllur e të blinduar të BE-së as për lëvizje të lirë dhe as për anëtarësim
Me këta pushtetar të korruptuar Kosova nuk do ta hapë derën e mbyllur e të blinduar të BE-së as për lëvizje të lirë dhe as për anëtarësim

Arsim Haziri

  • 14 December 2020 - 19:36

Shkruan: Arsim Haziri

Procesi në të cilin kanë kaluar pothuajse të gjitha subjektet politike, ka lënë keq qeverisje të thellë, prandaj edhe po kërkohet të ndëshkohen prej secilit një nga një. Gjithnjë vazhdimësitë janë këputur në shoqëritë e korruptuara të këtij niveli, e një situatë të ngjashme e kemi edhe në shoqërinë tonë, e cila siç po shihet do prodhoje shpresë për shoqërinë dhe dëshpërim për klientelat. Pikërisht pse në qendër të të gjitha qeverisjeve ishte hajnia, e nga kjo hajni kemi rrënimin funksional të shtetit.

Liberalizimi i vizave si proces është tej zgjatur shumë, dhe gjithë ky zgjatim në formë ankthi është si rezultat i mungesës së stabilitetit të brendshëm. Askush i jashtëm nuk i ka fajet pos qeverisjes sonë, e cila gjithnjë e më shumë e ka arsyetuar mos përfshirjen e Kosovës brenda këtij procesi. BE-ja nuk ka faj pse ne jemi hajna dhe si rezultat nuk i kemi kryer detyrat e shtëpisë.

Çdo tendence për zhvendosje të fajit tek autoritetet e bashkësisë evropiane, është intencë për mbulim të neglizhencave të përditshme qeveritare.

Detyrat na takojnë neve e vlerësimi të tjerëve! Është paksa paradoksale të kërkohen aktivitete kundër korrupsionit prej atyre që janë arkitekt të saj. Ky vend nuk mund të frymojë lirshëm përderisa në krye të shtetit janë njerëzit e korruptuar. Vendi duhet të shkoj drejt zgjedhjeve dhe kështu ti ipet mundësia vendit që të gëzoj një qeverisje më progresiste. Çdo solucion tjetër për rrethanat ku jemi është jo adekuat dhe e pamundshme për ti bërë zgjidhje vendit. Mirë që ndërrimet po ndodhin dhe kjo është gjë e mirë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".