Për profiterët dhe zhvatësit e shtetit nuk duhet të ndahen fonde të mbrojtjes në Gjykatën Speciale, duhet një fond për mbrojtjen e UÇK-së nga shpifjet e tyre

Për profiterët dhe zhvatësit e shtetit nuk duhet të ndahen fonde të mbrojtjes në Gjykatën Speciale, duhet një fond për mbrojtjen e UÇK-së nga shpifjet e tyre
Për profiterët dhe zhvatësit e shtetit nuk duhet të ndahen fonde të mbrojtjes në Gjykatën Speciale, duhet një fond për mbrojtjen e UÇK-së nga shpifjet e tyre

Naim Miftari

  • 15 December 2020 - 07:51

Shkruan: Naim Miftari

Me të drejtë bëhet pyetje pse Kosova ndau 20 milion. A mos LDK-ja në Qeveri ndau këto para për të mbetur në pushtet Avdullah Hoti? Nëse kanë menduar kështu e kanë gabim pasi pikërisht qe 20 vite rresht LDK e luan rolin e viktimës duke vajtuar mbi 40 anëtar të saj që i cilësonte si vrasje politike. Këto vajtime bëheshin sidomos gjatë fushatave zgjedhore e ku ishte interesant se pikërisht ishin Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi që akuzoheshin nga LDK si urdhërdhënësit e shumicës kinse të këtyre vrasjeve politike. Tani e njëjta LDK për të mbetur në pushtet i ndanë 20 milion për avokatët. Dhe kjo po ju duket pak, prandaj tani familjar të Hashim Thaçit hapin edhe fondacion privat kinse për ta ndihmuar Thaçin me para edhe pse si familje kanë pasuri disa qindra milion, sipas që një burimi inteligjent ndërkombëtar zbulon se mbi 300 milion euro ka në dorë familja dhe klani i Hashim Thaçit.

-Gjykimi në Hagë do të jetë një gjykim i gjatë, dhe është e vërtetë që është një gjykimi i pa drejt që i bëhet Kosovës si shtet dhe popullit ton si popull liridashës dhe paqësor. Sa ju përket të akuzuarve kryesor Thaçi e Veseli, janë vetë ata që e kanë sjell këtë gjykatë në Kosovë, e para, duke mos lejuar që Kosova të ketë institucione gjyqësore të pa varura dhe neutrale ku sundon vetëm ligji. E dyta kur nuk reaguan seriozisht në librin e Karla Del Pontes nga ku rrjedh raporti i Dik Martit, por nuk reaguan fare në raportin e Dik Martit, pastaj gabimi i tretë është pasi ishte raport i krijuar nga një gënjeshtër kinse mbi tregtinë me organe që ky dyshim u rrit, sidomos pas aferës MEDIKUS, ku zyrtar dhe deputet të PDK-së të Hashim Thaçit ishin aktor kryesor të kësaj afere monstruoze mbi tregtinë me organet pas luftës në Kosovë.

Ndërsa gabimi kryesor ishte kur Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, sidomos Hashimi bëri presion të pa par ndaj deputetëve të vetë PDK pasi LDK mezi priste ta voton këtë ligj që ta votojnë edhe formimin e Dhomave të Posaçme me seli në Hagë. Insistimi i Thaçit e Veselit u bë pasi disa ndërkombëtar ju kishin premtuar atyre dyve imunitet nga kjo gjykatë nëse e formojnë këtë, prandaj u formua kjo Gjykatë.

Gabimi tjetër ishte se kur e panë Thaçi dhe Veseli se kjo gjykatë do ti merr në thumb të parët, këta të dytë atëherë gjatë natës tentuan ta zhbëjnë këtë, duke tentuar ta fusin në lojë LVV-në me gënjeshtra kinse Amerika po kërkon për ta zhbërë, çka ishte gënjeshtër e Thaçit Veseli , dhe Hoxhës që tentuan ta manipulonin LVV-në e cila kurë nuk e kishte votuar dhe ishte kundër kësaj gjykate.

Gabim tjetër ishte kur vet Thaçi angazhoj 5 avokat më të shtrenjtit dhe me renome botërore. Tash bëhet pyetja pse 5 avokatët kur dihet se lufta jonë, lufta e UÇK ishte luftë e pastër luftë çlirimtare luftë pa njolla. Un si pjesëtar i UÇK-s nesër nëse akuzohem nga kjo gjykatë nuk më duhet as avokat ligjor që më takon nga gjykata, nuk kisha pranuar, e jo më 5 avokat sikur që po veprojnë këta tani, dhe të gjithë këta duke i paguar me paratë e qytetareve, taksapaguesve të Kosovës. Dihet që shteti i Kosovës ndau 20 milion euro për avokat të kësaj gjykate, çka mendoj se edhe kjo është shumë e madhe pasi shtetet tjera si Serbia e Kroacia kishin ndarë vetëm disa qindra mijëra euro për ti mbrojtur të akuzuarit e tyre nga kjo gjykatë ndërkombëtare.

Atëherë formimi i fondeve të tilla ka qëllim vetëm pastrimin e parave të pista që janë marr nga korrupsioni, nga tenderët dhe i bëjnë para të pastra, plus tentojnë ta mbajt në këmbë Thaçin dhe Veselin politikisht me propaganda kinse janë të dashur në popullatë në masë edhe sot pra atdhetarin e popullatës ton për UCK për tentojnë ta shndërrojnë në para të pastra dhe përfitime politike private siç kanë mbijetuar gjerësisht nga gënjeshtrat nga konspiracionit, nga njerëzit e vdekur që nuk flasin.

Nëse duhet të formohet një fond duhet formuar fonde për ruajtjen e UÇK-së nga dora e Hashim Thaçit dhe nga profiterët e tjerë që sot janë multi milionerë, që e kanë sjellë Kosovën sot në pozitën e shtetit më të izoluar dhe më të varfër e më jo serioz në botë. Pra Kosovës i duhet një fond special për ta trajtuar trashëgimin e UCK-së nga Hashimat, Veselat, Samijat, Remat...nga profiterët që kurrë as që e kanë shkrepë ndonjë plumb në drejtim të ushtrisë apo policisë Serbe. Viktimat që përmenden në akuzën e tyre 99 % janë civil shumica nga ta janë jo serb.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".