Eksperti i sigurisë e zbulon sekretin: Ja cili ishte ndikimi vendimtar i NATO-s dhe SHBA-ve në skenarin e formimit të Ushtrisë së Republikës së Kosovës pa votat e Listës Srpska

Eksperti i sigurisë e zbulon sekretin: Ja cili ishte ndikimi vendimtar i NATO-s dhe SHBA-ve në skenarin e formimit të Ushtrisë së Republikës së Kosovës pa votat e Listës Srpska

Hajrullah Tërnava

  • 16 December 2020 - 07:43

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Shteti dhe Ushtria jone e kanë bazamentin dhe përkrahjen ndërkombëtarë , që nëse ne dimë për ta udhëhequr, do të jetë si të gjitha shtetet tjera për rreth, me të gjitha institucionet që i takojnë shtetit, dhe ushtria do ta ketë zhvillimin e saje dhe anëtarësimin e shpejtë në NATO e institucione të tjera të sigurisë ndërkombëtare, sepse miqtë tonë janë të interesuar për këtë. Luftërat speciale kanë ekzistuar gjithherë dhe do të ekzistojnë, por ne si popull duhet ti përkushtohemi zhvillimit të vendit tonë, kurse të fortit e botës vendosin për krizat në botë dhe tejkalimin e tyre.

-Politikanët e shtetit, e në veçanti krerët e shtetit të Kosovës, përpiqen gjithherë të përfitojnë, e sidomos ish pushtetarët e mandatit të kaluar, që të përfitojnë me aktin e formimit të Ushtrisë së Kosovës para dy vitesh, në një proces që u realizua vetëm pasi mori pëlqimin nga faktori ndërkombëtar, SHBA dhe NATO, për transformim me ligj dhe pa ndryshime kushtetuese. Prandaj de fakto ushtria e Kosovës eshte një “dhuratë” e SHBA-ve dhe NATO-së për qytetarët e Kosovës, pasi vetëm me mbështetjen e tyre u mundësua lejimi i avancimit të mandatit të FSK-së pa ndryshime kushtetuese që nuk mbështeteshin nga deputetët e Listës serbe, por vetëm me ligj, duke e njohur legjitime votën e 106 deputetëve shumicë, të shumicës shqiptare dhe minoriteteve të tjera jo serbe, lojal të shtetit të Kosovës.

Prandaj është jo serioze krekosja e tanishme e ish qeveritarëve me një proces që ishte i varur tërësisht nga qëndrimi i faktorit të jashtëm dhe jo nga vendimet politike të shumicës për të vendosur duke anashkaluar edhe normat kushtetuese. Udhëheqësit e këtij shteti duhen te janë të sinqertë dhe të angazhohen e të punojnë për të mirën e popullit, duke bërë investime përmes investitorëve të interesuar që vijnë e duan të investojnë në Kosovë, për hapje të vendeve të reja të punës për rininë tonë, e jo ti shikojnë interesat e tyre se çka do të ju mbetet atyre nga këto investime, sikur që ka ndodhur në të kaluarën. Në këtë mënyrë, qytetarit do i kthehet mendja për të jetua në vendin e tij, e jo si deri më tani që çdo njeri që e takon, në bisedën e parë që e fillon, është i interesuar si të ikë nga ky vend. Shteti i ynë tani i themeluar me miqtë që na ndihmuan për tu çliruar. Nga miqtë ndërkombëtar e patëm edhe mbështetjen për formimin e ushtrisë së Kosovës duke anashkaluar Kushtetutën për shkak të bllokimit të procesit nga serbët e dirigjuar prej Beogradit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".