Prokuroria e dështuar e Republikës së Kosovës në shënjestër kritike të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe të BE-së

Prokuroria e dështuar e Republikës së Kosovës në shënjestër kritike të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe të BE-së
Prokuroria e dështuar e Republikës së Kosovës në shënjestër kritike të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe të BE-së

Muhamet Kelmendi

  • 16 December 2020 - 07:52

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Nga kushdo, edhe na Departamenti Amerikan, si dhe nga BE-ja , flitet për dështimet e mëdha në luftimit e krimit dhe të korrupsionit, e megjithatë, ata mbesin në vend dhe fare nuk kanë treguar suksese. Kudo po lulëzon keqpërdorimi, korrupsioni dhe krimi. Fillon me tenderë dhe kalon te ryshfeti nëpër mekanizmat e shtetit. Ndërsa, prokuroria flet për ndalimet në rruge dhe disa raste individuale. Ato i paraqet si fakte gjoja të suksesit. Sa do të jetë kështu shtrohet pyetja ? Kjo do të vazhdon për aq sa kemi këso Qeverie që e kemi dhe që ishte edhe në të kaluarën. Kosovës i duhen ndërrime të mëdha në pushtet dhe këtej edhe në organet e luftimit të dukurive të ndaluara ligjore.

-Si çdo organ, edhe Prokuroria e Shtetit, bënë analizën dhe tregon rastet e ngritura. Qëllimi këtu është i dyfishtë: Së pari për të treguar punën para qytetarëve për të arsyetuar mjetet që i ka derdhur shteti në fushën e tillë. Së dyti, nëpërmjet kësaj “fushate” tentohet dhe punohet për të përmirësuar imazhin e organit. Të dyja këto qëllime janë që shkojnë së bashku.

Mirëpo, imazhi nuk përmirësohet kështu. Sado aktive që të jenë dhe sado që tregojnë shifra e statistika nëpër Media si suksese, rastet e zgjidhura flasin në formën e vetë finale. E zgjidhja e rasteve nuk lë për tu lavdëruar. Propaganda bie vetvetiu dhe shuhet si shkuma e sapunit. Ajo duket si sukses në fillim por për pak kojë shuhet e humbet tërësisht. Puna është faktori kryesor që vlerëson edhe Prokurorinë e Shtetit. Këtu kemi çalime dhe ato vazhdojnë të jenë të dukshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".