Kosova e mbytur në provincializmin dhe klientelizmin e interesave të ngushta politike, edhe në kërkim të pozitës së Presidentit të shtetit

Kosova e mbytur në provincializmin dhe klientelizmin e interesave të ngushta politike, edhe  në kërkim të pozitës së Presidentit të shtetit
Kosova e mbytur në provincializmin dhe klientelizmin e interesave të ngushta politike, edhe  në kërkim të pozitës së Presidentit të shtetit

Muhamet Kelmendi

  • 17 December 2020 - 07:52

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Kjo ndarje vjen kryesisht nga lokalizmat dhe provicionalizmat e theksuar në Kosovë. Kryesisht insistohet në pozitën e tillë mundë të vijnë elemente aspak të qartë dhe tejet të dyshimtë për të kaluarën e tyre. Dua këtu të përmendi disa prej tyre që është turp për Kosovën të përfaqësohen nga ata.Këtu është Isa Mustafa, Enver Hoxhaj, apo element të ndryshëm amoral në politikë. Ndarja e tillë dhe pikësynim për ta është i dëmshëm. Kosovës i duhet një President me të kaluar të pastër, pa dyshime për çështjen tonë kombëtare dhe të vendosur për shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Të shpresojmë se kështu edhe do të veprohet në Kuvend.

-Provincializmi në skenën politike të Kosovës është një dukuri që e ka përcjellë Republikën tonë tash e shumë vite.Është një dukuri tipike shqiptare. Ajo mbështetet në të kaluarën fisnore dhe ku ka sunduar bajraktarizmi. Ideja e tillë e të kaluarës sonë po e përcjellë skenën politike. Në këtë anë edhe elementet më të dyshimta, veglat e ndyta, njerëzit më të ndyrë, mbrohen vetëm e vetëm mbi bazën provinciale. Mbi atë bazë edhe votohen nga partia e qytetarët.

Kështu kemi subjekte politike që janë ndarë në lokalitete. Dhe, pavarësisht se a janë element të mirë, atdhetar dhe demokrat apo kriminel dhe të korruptuar, mbrohen dhe votohet nëpër zgjedhje.

Shumë të tillë kanë qenë dhe kanë kaluar nëpër bankat e të akuzuarave dhe tash përsëri votohen në zgjedhje lokale a qendrorë. Ndërsa, partia qëndron pas tij. Të gjithë e dinë se sa e kush është Isa Mustafa apo nga vjen si në fushën politike, ashtu edhe në fushën financiare dhe, megjithatë përkrahet në LDK. Fakti i njëjtë është edhe të anëtarit tjerë të LDK. Është e mbushur kjo parti me element që vijnë nga ish regjimi shovinist dhe votohen e mbrohen. Ata bëhen ministra, deputet, prokuror a gjyqtar. Më mirë nuk është as PDK, VV, AAK, NISMA a AKR.

Nëpër këto parti kemi element shumë të përfolur për zgjedhje, bashkëpunim me pushtuesin apo element që keqpërdorën pozitat. E çka jo! Megjithatë, këta mbrohen dhe votohet. Po nga këto parti paraqiten edhe kandidatët për postet më të larta të shtetit. Shembull tash posti i Presidentit. Ndarja është e madhe nëpër parti e lokacione.

LDK kërkon postin për vete. Pretendime, edhe pse nuk theksohet, që Isa Mustafa të bëhet President. Natyrisht se edhe VV punon për të. Por, ajo po kërkon zgjedhje për të shkuar të Presidenti. Edhe PDK e AAK kanë pretendime për postin e Presidentit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".