Lajm i keq për partitë në pushtet, Lista e Vjosa Osmanit dhe Vetëvendosje fitojnë shumicën absolute në zgjedhjet e radhës

Lajm i keq për partitë në pushtet, Lista e Vjosa Osmanit dhe Vetëvendosje fitojnë shumicën absolute në zgjedhjet e radhës
Lajm i keq për partitë në pushtet, Lista e Vjosa Osmanit dhe Vetëvendosje fitojnë shumicën absolute në zgjedhjet e radhës

Skender Mulliqi

  • 17 December 2020 - 07:58

Shkruan: Skënderi Mulliqi

Me të drejtë mendohet dhe pritet së në zgjedhjet që do të mbahen LVV dhe Lista e Osmanit do ta fitojnë shumicën për parlamentin e ardhshëm. Ka shumë gjasë që disa parti të vogla të dalin nga gara politike si AKR e Pacollit dhe NISMA e Limajt. LDK i duhen reformat e brendshme partiake që mos të bjen si subjektet politik nga vendi i dytë, në te tretin, së po shihet së është duke e humbur elektoratin. PDK dhe AAK , ka mundësi të bëhen bashkë .Kjo mbetët të shihet së Haradinaj disa here është ndier i zhgënjyer në këtë parti. AAK -ja megjithatë që shumë vite ka elektorat konstant, dhe ka mundësi që të mbetet aty. PDK-në më së shumti e ka 'hallakat" Specialja dhe është duke kërkuar konsolidimin partiak të radhëve të saj.

Ka ardhur koha e kthesave pozitive ne Kosovë, pas 20 vitesh jo të mira të qeverisjes. Ne tetorin e vitit e kaluar kur fituan LVV dhe LDK , ku pas zhagitjeve bën koalicion , shtuan shpresat e qytetarëve të lodhur nga gjendja e krijuar politike dhe ekonomike, së do të bëhet më në fund mirë. Kjo shpresë e tyre u shua vetëm pas 50 ditësh pushtet të Qeverisë Kurti. Këtë shpresë e shuan ata që krejt pas luftën ishin mësuar më pushtet .Dhe , të gjithë u bënë bashkë për ti vazhduar allishverishet e përbashkëta aty ku i kishin lënë. Kjo qeveri e pakicës në pushtet më Listën Serbe , nuk po ka mundësi të menaxhimit të situatës së përgjithshme të krijuar, por edhe nga pandemia globale. Kuvendi zor po bie ligje , madje pas shumë kohësh u arrit Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike. Kosova është duke u përballur më situata të vështira të brendshme dhe në planin e jashtëm, sidomos kur bëhet fjalë më Serbinë dhe mos angazhimin e inkuadrimit në strukturat e BE-së.

Jemi ku jemi dhe tash zënkat e ndërsjella të partive politike për postin e presidentit , në kohë kur i kemi shumë prioritete, duket së vetëm zgjedhjet e reja kanë mbetur zgjidhja më e volitshme .Me prishjen e koalicionit qeverisës LVV dhe të LDK-së, reformatorja Vjosa Osmani si bartëse e listës në LDK , nuk u pajtua më politikat e gardës së vjetër në këtë subjekt politike, të cilat u treguan se nuk janë për reforma .Ud, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kohë që ka paralajmëruar shkëputje nga LDK , pas përjashtimit të saj nga të gjitha funksionet .Këtyre ditëve zonja Osmani ka dalë më qëndrim së do të formojë Listë te re, për zgjedhjet e radhës , dhe ka paralajmëruar së është afër më qëndrime karshi LVV.

Pas fitores së thellë që korri LVV në Podujevë , mendojë së bashkë më Listën e Vjosa Osmanit, do të arrin kuotën e nevojshme të votave, duke i përmbysur të gjitha subjektet tjera politike. Po flitet shumë së a do të arrin Lista ta kapërcen pragun zgjedhor. Unë mendojë që kjo listë do të këtë së paku 10 deputetë në kuvendin e ardhshëm. Qytetarët duket së tashmë kanë një qëndrim të ri karshi votës së dhënë. Ata kësaj radhe duket së do të përcaktohen për reforma që qojnë vendin nga zhvillimi dhe prosperiteti, dhe nga jeta shumë më e mirë së deri më tash.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".