E zhvatën dhe shkatërruan shtetin, tani kërkojnë milionat e qytetarëve të varfër që të mbrohen nga Gjykata Speciale me armatë të avokatëve ndërkombëtar

Faik Krasniqi

  • 18 December 2020 - 07:42

Shkruan: Faik Krasniqi

Të shkatërruar dhe të varfëruar ky popull është prej tyre, kurse ata të pasuruar në kurriz të këtij populli. Edhe po të shkatërroj, edhe po pasurohem në kurrizin tënd, edhe ti je i obliguar që të shpenzosh me qindra miliona euro për të më mbrojtur. Sikur këta këtë vend do ta zhvillonin, atëherë çdo cent do të ishte i arsyeshëm. Por jo për këta horra janë ata që jua kanë në shkatërruar të ardhmen e shumë gjeneratave. Do mjaftonte avokatët që do i paguante Gjykata Speciale, dhe një grup prej avokatëve vendor që do të paguheshin më tarifa të ulëta.

-Nëse dikush do të shpifte kundër meje me akuza të pa qena, atëherë do pranoja edhe avokat shtetëror për t'u përfaqësuar në Gjykatë, sepse e di që janë shpifje dhe jam i pafajshëm. Madje do të mbrohesha edhe vetë. Nuk e kuptoj pse gjithë ata avokatët ndërkombëtar. Njeri më i shtrenjtë se tjetri. Hashim Thaçi me 5 të tillë. Ai sikur njeri më i veçantë se të tjerët që po akuzohen. Sikur të mos mjaftonte kjo, njeri prej vëllezërve të tij ka themeluar një fond për mbrojtjen e tij. Gjykata Speciale do zgjas me vite punën e saj. Ndoshta 10, 15, 20 vite. Që do të thotë se për gjithë këto vite do te avullohen me qindra miliona euro për mbrojtjen e tyre. Paratë e qytetarëve të stërlodhur të këtij vendi. Qytetarëve të vjedhur të këtij vendi. Për gjendjen e mjerueshme në Kosovë janë ata që po akuzohen dhe pjesa dërrmuese e këtyre politikanëve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".