Shpend Ahmeti & Vartësit e tij shkelës të ligjit të hetohen urgjentisht, të burgosen për abuzim ,korrupsion e krim të organizuar!

Shpend Ahmeti & Vartësit e tij shkelës të ligjit të hetohen urgjentisht, të burgosen për abuzim ,korrupsion e krim të organizuar!
Shpend Ahmeti & Vartësit e tij shkelës të ligjit të hetohen urgjentisht, të burgosen për abuzim ,korrupsion e krim të organizuar!

Dardan Grapci

  • 19 December 2020 - 09:19

Shkruan: Dardan Grapci

Po shpresoj që një ditë, me ndryshimet politike që po presim të ndodhin në këtë vend, edhe Prokuroria Speciale do të pastrohet nga ndikimi i politikës mafioze , do të rirreshtohen e mbeten aty vetem prokurorët me guxim e me dinjitet ngase të njëjtit do ta bëjnë si duhet punën e tyre te hetimit , për të përndjekur të gjithë abuzuesit me ligjin, e në mesin e atyre duhet të jenë të gjithë zyrtarët e shtetit pa dallim, e që e kanë abuzuar me detyrën zyrtare dhe kane shkelur ligjin, dhe aty duhet të jetë edhe i pari Shpend Ahmeti me vartësit e tij të kabinetit qeveritar të komunës së Prishtinës, edhe këta të shtatë kundër të cilëve Prokuroria Speciale ka marr vendim për fillimin e hetimeve, edhe pse zbatimi i këtij vendimi po shihet se është duke u zvarritur nga prokurore te papergjegjshem , duke u çaluar, por se shpejti , koha nuk i harron dhe të njëjtët duhet të burgosen dhe dënohen sipas Ligjit per veprat e tyre kriminale.

-Më në fund po shpresoj që Prishtina do ta rikthej atë primatin e saj që e ka pasur përpara, prandaj Prokuroria Speciale në Kosovë duhet te veproj drejtë dhe pa frikë, sepse duke e ditur që të gjithë zyrtarët komunale, ekipi i kabinetit të qeverisë komunale të Shpend Ahmetit, duke e përfshirë edhe Shpendin personalisht mund të bëjnë lojë të ndyrë deri në fund të mandatit dhe të fillimit të procesit gjyqësor. Ata duhet ta hetohen sa më shpejtë, të mblidhen provat dhe të arrestohen.

Qytetarët e Prishtinës dhe bizneset kanë bërë shumë mirë që janë ankuar kundër Shpend Ahmetit dhe 6 zyrtarëve të tjerë.



Kompanite e ndërtimit, që po përfitojnë me të madhe me leje ndërtimi, me ryshfet, thuajse edhe ata i kanë fajet e barabarta për këtë degradim që i ka ndodhur e po i ndodhë Prishtinës, sepse kanë kërkuar dhe kanë përfituar leje legale por me kushte “ilegale” për ndërtimin e ndërtesave pa përfillur kriteret dhe me pikëpyetje të madhe për kualitetin, sepse ashiqare shihet që shumica e tyre po dalin të cilësisë së ultë. Madje disa ndërtime janë lejuar edhe përtej të gjitha përmasave të mundshme të lejuara me ligj, gjë që ajo është e dënuar dhe të njëjtat mbase do të duhej intervenuar për t’i rrënuar e jo për ti lejuar dhe legalizuar ato. Ka fakte të mjaftueshme që flasin se Shpend Ahmeti dhe disa nga zyrtarët kryesor të qeverisë komunale, përgjatë këtyre dy mandateve, janë shndërruar në shkelës recidiviste të ligjit dhe duhet të hetohen urgjentisht, dhe të burgosen për krim të organizuar dhe per abuzim me ligjin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".