Qytetarët duhet të godasin mashtruesit e dy dekadave, të zgjedhin alternativën serioze por jo politikanët e mllefit

Qytetarët duhet të godasin mashtruesit e dy dekadave, të zgjedhin alternativën serioze por jo politikanët e mllefit
Qytetarët duhet të godasin mashtruesit e dy dekadave, të zgjedhin alternativën serioze por jo politikanët e mllefit

Blerim Burjani

  • 20 December 2020 - 17:10

Shkruan: Blerim Burjani

Është detyrë e botës intelektuale dhe të biznesit që të kërkojnë ndryshimin përmes organizimit të ri politik të shtetit, këto parti aktuale paraqesin mllefin e rrisin, mllefin nuk ofrojnë gjë.

Politika, e as elitat fisnore nuk kanë pësuar ndonjë ndryshim për 20 vjet, politika e tillë ka sjell shumë pikëpyetje, konfuzitet dhe ka thelluar pakënaqësinë e qytetarëve për ditë më të mira për Kosovën dhe të drejtat e tyre, problemi po qëndron te përcaktimi politik i dëmshëm. Qytetarët duhet luajtur rolin e sovranit e jo servilit, sepse shumica e ka mandatin në demokraci që të gjej rrugën e drejtë të zhvillimit të vetë, e jo partitë politike të ja përcaktojnë fatin si të donë një populli shumicë.

mandat

Deficienca demokratike e ka sjellë shtetin deri këtu, pra nuk ka lënë rrugë për ndryshim, Tash kemi një mbyllje totale demokratike, kemi konfuzitet demokratik .Konfuziteti demokratik sjellë paqartësi , dëshpërim dhe mllef. Kosova është mbushur mllef dhe pret të sjellë mllefin në pushtet, nuk e ka dertë se kush është ai që vjen, se a din a nuk din të udhëheq me shtetin, a është drejtë apo e shtrembër.

Me rëndësi është ndryshimi dhe provimi i diçkafit që as vetë votuesi nuk e di se çka është as çka do të sjellë. Pra kjo sqarohet si jo këndellje demokratike. Shpresat janë të vogla shumë. Në duart e popullit është që të përcaktohet për ndryshim pozitiv apo regres demokratik dhe konfuzitet dhe humbje akoma më të thellë të shpresës. Dalja nuk gjendet në alternativat kontraverze si kjo me VV-në, sepse edhe ky opsion do të sjellë mllef po ashtu, dëshpërim dhe kthim në zero.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".