Pa kapjen e “peshkaqenëve” grabitqar politikës Kosovës nuk i hapet rruga e integrimit në BE

Pa kapjen e “peshkaqenëve” grabitqar politikës Kosovës nuk i hapet rruga e integrimit në BE
Pa kapjen e “peshkaqenëve” grabitqar politikës Kosovës nuk i hapet rruga e integrimit në BE

Ali Hertica

  • 21 dhjetor 2020 - 07:25

Shkruan: Ali Hertica

Prej momentit kur sistemi i drejtësisë pastrohet nga servilët e politikës, atëherë fillon edhe forcimi i sundimit të ligjit, e me forcimin e këtij sistemi duhet të hapen dosjet e të gjithë zyrtarëve qeveritar zhvatës e të korruptuar, që nga pozita më e ulët e një zyrtari të pushtetit lokal e deri të ai qendror, që nga kryetari i komunës e deri te kryeministri, në linjë zinxhirore, pa amnistuar asnjërin dhe për asnjë çmim. Me kalimin e kohës disiplina dhe veprimi i pa varur i drejtësisë do të kthehet në shprehi dhe normë të sjelljes. Vetëm kështu hapet dhe shtrohet rruga e sigurt e perspektivës evropiane për Kosovës, sikur që ka filluar të hapet dhe po ecën sigurt për vendet tona në fqinjësinë e afërt.

-Duke marr shembull praktikën e instalimit të shtetit të së drejtës, sipas standardeve të BE-së, në luftimin e dukurive negative, krimin dhe korrupsionin që janë kancer i një shoqërie demokratike e të zhvilluar, politika Kosovare dhe drejtësia mundë të flasin sa të duan për perspektivën evropiane, por ajo në horizont do të jetë shumë larg dhe e pa arritshme. Prandaj tash ose kurrë, me urgjencë dhe jo me vonës, është koha për ndëshkimin e pushtetarëve të korruptuar në dy dekadat e kaluara të qeverisjes.

Për të fituar besimin për qasjen serioze të instalimit të shtetit të së drejtës, drejtësisë së pa varur e të pa ndikuar nga politika Kosova duhet të bëhet shembull I praktikës së shteteve të mirëfillta të sundimit të ligjit, luftimit me rrënjë të krimit dhe korrupsionit të nivelit të lartë, deri tek kupola e Qeverisjes, sikur që kanë vepruar shtetet në fqinjësi të dala nga ish Federata Jugosllave, e për të marr shembull edhe tek shtete e zhvilluara, sikur që është rasti i fundit i shtetit austriak ku është zhvilluar një gjyq i nisur që para tri vitesh dhe ka përfunduar tani në Vjenë me një vendim befasues. Ish-ministri i Financave i Austrisë Karl-Heinz Grasser (FPO), i cili i përkiste qeverisë së kancelarit Volfgang Schüssel midis 2000 dhe 2007, u dënua me tetë vjet burg nga Gjykata Rajonale e Vjenës pasi u shpall fajtor të premten e kaluar për përvetësim, marrje ryshfeti dhe falsifikim të provave në një marrëveshje për të shitur mijëra apartamente në pronësi publike.

Gjykata në Vjenë konstatoi se Grasser ishte i përfshirë në një skemë mashtrimi prej më shumë se 9 milionë euro. Çështja përfshinte 14 të pandehur që përballen me një sërë akuzash, të cilat përfshinin pastrim parash, mashtrim dhe falsifikim të provave. Po ashtu gjykata ka konstatuar se Grasser dhe një ndërmjetës kaluan informacionin në lidhje me një ofertë gjatë një skeme për të privatizuar 60,000 apartamente, që nga ana tjetër i mundësuan një rivali të paraqiste një ofertë pak më të lartë fituese, kurse tenderi u fitua nga një konsorcium për vlerën 961 milionë euro në vitin 2004, ndërsa apartamentet vlerësoheshin sa dyfishi i kësaj shume.

Shembuj të tillë të ndjekjes dhe Gjykimit të zyrtarëve të lartë të shtetit kemi pasur edhe në Serbi, në Kroaci e në Maqedoni, por një hap të tillë akoma nuk po e shohim ta ndërmerr drejtësia e brishtë kosovare. Derisa Kosova nuk e ndjek një shembull të tillë të vendeve të rajonit dhe më gjerë, të instalimit të plotë të shtetit të së drejtës, por kjo drejtësi vazhdon të kontrollohet nga politika dhe krimi i organizuar, shteti jonë i ri dhe qytetarët do të mbeten peng i madh dhe në ngecje të vazhdueshme në rrugën drejtë BE-së. Drejtësia duhet të lirohet nga urdhëratë e politikës, të vepron e pa ndikuar, profesionalisht dhe pa paragjykime.

Në drejtësi është peshorja ajo që paraqet simbolin e drejtësisë për ta mbajtur paanshmërinë si parim i gjykimit të rasteve, dhe e njëjta duhet të vlen edhe në relacionin drejtësi-politikë, kur njerëzit e politikës, qeveritarët shkelin ligjin, abuzojnë me shtetin duke e keqpërdorur pushtetin. Praktika e Kosovës e dëshmon një dështim të madh deri më tani sepse që nga paslufta e këtej, vendosja e gjyqtarëve dhe prokurorëve në pozitat kyçe është përcaktuar nga politika për interesa të saj, dhe jo nga vlera e kriteri profesional e aq më pak nga cilësitë e tyre etike dhe profesionale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".