Sjelljet prej rrugaçesh në Kuvend nuk mundë të ndalohen pa pastrimin rrënjësor të skenës politike

Sjelljet prej rrugaçesh në Kuvend nuk mundë të ndalohen pa pastrimin rrënjësor të skenës politike
Sjelljet prej rrugaçesh në Kuvend nuk mundë të ndalohen pa pastrimin rrënjësor të skenës politike

Skender Mulliqi

  • 22 December 2020 - 07:37

Shkruan: Skënder Mulliqi

Nëse nuk ndalohen këto praktika të mbrapshta, edhe kur bëhet fjalë për parlamentarë larg do të jetë dita kur mund të flasim për shtet ligjor e demokratik, sikur larg do të jetë dita që të largohemi nga fundi i tabelës ku jemi katandisur , si vendi më i varfër e izoluari në Evropë. Krahas kësaj, kjo skenë politike bashkë më Parlamentin e Kosovës duhet të spastrojë radhët nga njerëzit e pa aftë , besa edhe nga njerëzit më biografi të dyshimtë kombëtare , për çka shumë i duhet këtij vendi Ligji i Lustracionit.

-Më ndonjë përjashtim të vogël, së krejt pas luftën, nuk kemi pasur Qeveri dhe Parlament që me seriozitet i kryejnë punët .Këta kuvendarë të kësaj legjislature janë duke iu kaluar atyre paraprake më marrëzira midis pandemie. Kuvendi është organi më i lartë i shtetit dhe do të duhej që serioziteti dhe përgjegjësia e deputetëve si njerëz të zgjedhur nga populli, të jetë në nivel të lartë. Është trupëzuese sjellja e tyre e cila tregon pa përgatitjen e tyre morale dhe profesionale ,për punën e deputetit.

Ata janë aty për të pru vendime të rëndësishme për vendin, e jo të shkaktojnë gati çdo herë incidente dhe sjellje prej rrugaçesh. Zaten edhe nuk është çudi së kjo klasë politike jo të gjithë natyrisht janë njerëz që moti janë përshëndetur më përgjegjësit dhe morali politik. Dihet së sa e sa ligje të planifikuara kanë mbetur duke pritur, e këta marrin paga e benifite tjera vetëm pse sillën dhe pështillen si pordha, në sallën e kuvendit, madje po na serojnë edhe pamje turpëruese edhe para botës demokratike.

Duket së është bërë mjaftë duke dhënë shembuj së nuk jemi të zotët për shtet, e kemi kuadro të cilat po presin të dera dhe të cilat dinë dhe donë të punojnë ndershmërisht në shërbim të qytetarëve të këtij vendi.Është instaluar logjikë katastrofale karshi shtet ndërtimit dhe mirëqenies .Secili që po vjen në pushtet, si deputet apo ministër po i shfrytëzojnë postet e larta për të vjedhur dhe plaçkitur të mirat materiale. Shembulli i vjedhjes eklatant të Thesarit të Shtetit, ku rasti u heshtë dhe mbeti vetëm si zhurmë mediatike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".