Ja pse Qeverinë Hoti do e rrëzonte edhe Ramush Haradinaj, nuk rrezikohej vetëm nga Gjykata Kushtetuese

Faik Krasniqi

  • 22 December 2020 - 17:48

Shkruan: Faik Krasniqi

Nga Gjykata Kushtetuese ndodhi  shpallja  antikushtetuese e votës së Etem Arifi. Kam thënë dhe po e përsërisë prapë: Kjo qeveri nuk ishte në pikëpyetje  vetëm nga Gjykata Kushtetuese  por ishte edhe  në mëshirën e Ramush Haradinajt. Nëse nuk  do e votonin  për president, vendi përsëri do të  shkonte  në zgjedhje!

Ra edhe kjo Qeveri? Normal që bie, sepse ishte Qeveri antikushtetuese. Ose më mirë të themi me mandat të vjedhur. Për shumë deputet do të jetë mandati i fundit. Për disa parti hera e fundit  që e shohin Qeverinë dhe Kuvendin. Për shumë politikanë fundi i karrierës politike. Çdo fillim e ka edhe një fund! Kryeministri  i  pa ligjshëm Hoti dhe LDK me çdo kusht po mundohej që të mbetej  në pushtet, qoftë edhe për pak muaj.

Ishin të vetëdijshëm që më kurrë nuk ju vjen radha për të udhëhequr me Qeverinë. Arsyet tani më dihen. Do të ndëshkohen keq nga qytetarët për shkak të gënjeshtrave dhe rrëzimit të qeverisë në kohë pandemie. Nuk e kishin  problem që nuk kishin  numra për të votuar ligje dhe dëmet e mëdha që i shkaktojnë shtetit.

Mandatin e kanë pasur të vjedhur. Nga hajnat çfarë mundë të presësh. Për ta është me rëndësi  që të jenë në pushtet, t’i rehatojnë njerëzit e tyre dhe të zhvatin ndonjë para. Kjo është LDK-ja e sotme e Isa Mustafës me kompani.

Nga Gjykata Kushtetuese ndodhi  shpallja  antikushtetuese e votës së Etem Arifi. Kam thënë dhe po e përsërisë prapë: Kjo qeveri nuk ishte në pikëpyetje  vetëm nga Gjykata Kushtetuese  por ishte edhe  në mëshirën e Ramush Haradinajt. Nëse nuk  do e votonin  për president, vendi përsëri do të  shkonte  në zgjedhje!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".