
Lexoni edhe:
Blerim Devolli e humbi mbështetjen e të fortëve të pushtetit që i mori Gjykata Speciale, nuk guxon të shkon në komisionin hetimor parlamentar
Shkruan: Faik Krasniqi
Kur vjen koha e zgjedhjeve këto janë top-tema. Krimet e luftës, të pagjeturit, liberalizimi i vizave, rinia, zhvillimi ekonomik, shëndetësia, arsimi, sundimi i ligjit. Të gjitha na mungojnë. Kjo s‘do koment!
Krimet e luftës dhe të pagjeturit tek ne trajtohen vetëm për efekt të votave, dhe jo që ka ndonjë seriozitet për këto çështje. Sa qesharak si shtet që jemi, e dëshmon krijimi i Gjykatës Speciale për ne. Në asnjë vend të botes nuk ka ndodhur që të krijohet Gjykatë Speciale për viktimën.
Nuk njeh historia një gjë të tillë. Neve na ndodhi një gjë e tillë. Ne mund t’i fajësojmë të gjithë, por fajtor jemi vetë ne. Sepse në vend se në Gjykatat Ndërkombëtare të deponojmë me mijëra dosje për krimet serbe në Kosove, politikanët tanë vrapuan pas pushtetit dhe parasë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".