Instituti për Krimet e Luftës, një mashtrim tjetër i Ministrisë së Drejtësisë dhe Qeverisë në ikje të Avdullah Hotit

Instituti për Krimet e Luftës, një mashtrim tjetër i Ministrisë së Drejtësisë dhe Qeverisë në ikje të Avdullah Hotit

Gani Qarri

  • 24 December 2020 - 07:35

Shkruan: Gani Qarri

Vetëm për të na siguruar se kinse puna për krijimin e institutit të lartcekur, është në vlug, ministri i Drejtësisë, Selim Selimi deklaroi se themelimi i institutit është një prej prioriteteve të tij dhe Qeverisë së Kosovës dhe Kosova duhet ta ngris një institut si ky, me qëllim të ruajtjes së memories sonë kolektive, kurse pas themelimit të këtij instituti, tha se do të punësohen 100 studentë të cilët, do të kenë për detyrë të merren me hulumtime në terren, për mbledhjen e të dhënave dhe grumbullimin e fakteve mbi krimin dhe gjenocidin e shkaktuar nga Serbia, gjatë viteve të okupimit dhe luftës në Kosovë, por ndoshta, serish vetëm deri te ura e Ibrit, pasi që pas faljes së Kullës e Çakorrit Malit të Zi, pa marrë parasysh se çka ndodhë atje, Ramushi nuk e përmend më as Veriun e Kosovës.

-Mospërfillës kësaj dhembje kaq të madhe, krimeve të luftës, për shqiptarët dhe për gjithë vendin temë kaq të ndjeshme, jo vetëm ende të pa trajtuar sa dhe si duhet, por edhe të pa gjykuar ligjërisht asnjëherë është një lëshim tepër i madh. Madje edhe pse Kosova, kinse e kishte formuar një herë, një Institut për hulumtimin dhe dokumentimin e krimeve të luftës, ai ishte shuar “aksidentalisht” mu nga Qeveria "atdhetare" e Ramush Haradinajt, për të provuar të ri themelohet serish nga Qeveria minore në koalicion me Listën serbe, të Avdullah Hotit. Dhe përkundër të gjithave sa po ndodhin në vend, sipas njoftimit nga Ministria e Drejtësisë, tek të hënën që shkoi, është mbajtur takimi i parë i Grupit Punues për përgatitjen e analizës mbi themelimin e Institutit për Hulumtimin e Gjenocidit dhe Krimeve të kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë, por serish pa u përmendur fare kolonizimi serb, që edhe këto ditë, para syve tanë, po vazhdon pareshtur në Veri të Kosovës, derisa Qeveria e vendit, i ka futur veshët në lesh dhe heshtë për çdo gjë kundërligjore që ndodh nga Serbia dhe serbët në këtë pjesë të vendit.

Vetëm për të na siguruar se kinse puna për krijimin e institutit të lartcekur, është në vlug, ministri i Drejtësisë, Selim Selimi deklaroi se themelimi i institutit është një prej prioriteteve të tij dhe Qeverisë së Kosovës dhe Kosova duhet ta ngris një institut si ky, me qëllim të ruajtjes së memories sonë kolektive, kurse pas themelimit të këtij instituti, tha se do të punësohen 100 studentë të cilët, do të kenë për detyrë të merren me hulumtime në terren, për mbledhjen e të dhënave dhe grumbullimin e fakteve mbi krimin dhe gjenocidin e shkaktuar nga Serbia, gjatë viteve të okupimit dhe luftës në Kosovë, por ndoshta, serish vetëm deri te ura e Ibrit, pasi që pas faljes së Kullës e Çakorrit Malit të Zi, Ramushi nuk e përmend më as Veriun e Kosovës.

Përderisa presidenti kriminel serb Aleksandër Vuçiq i cili i takon edhe vet plejadës së udhëheqësve gjenocidial të Serbisë qysh nga qeveria e Millosheviqit, i dëshpëruar nga mosrealizimi i premtimeve renegate të kuislingut Hashim Thaçi për ndarjen e Kosovës dhe faljen e veriut me pjesët më vitale të vendit tonë Serbisë, në shenjë hakmarrje ndaj shqiptarëve, përkundër gjenocidit të Serbisë të shkaktuar në Kosovë, vazhdon edhe këto ditë, para syve tanë, kolonizimin e pareshtur të veriut të Kosovës me ardhacak kriminel serb nga Bosnja e Kroacia, ndërsa tash e 21 vite me radhë, vazhdon t`ua ndalojë shqiptarëve autokton kthimin në vatrat e veta, dëshmon se nuk është duke luajtur vetëm ai me shqiptarët, por edhe vet të ashtuquajturat qeveri, që më mirë mos qofshin fare të Kosovës.

Madje edhe Vuçiqit njëjtë si Millosheviqit, nuk i mjaftoi as gjenocidi i shkaktuar nga soldateska kriminale serbe gjatë viteve të okupimit dhe luftës së shqiptarëve për çlirim nga Serbia dhe përveçse ngritë dhe madhëron gjeneralët si Nebojsha Pavkoviq, që komandonte një strukturë të veçantë kriminale të krijuar nga vet Millosheviqi për dëbimin e shqiptarëve nga Kosova, i cili për çdo veprim gjenocidial dhe spastrimet etnike në Kosovë dakordohej drejtpërsëdrejti me Sllobodan Millosheviqin, për çka Millosheviqi edhe e kishte graduar Pavkoviqin me gradën e gjeneral-lejtnantit, Vuçiq si pasardhës besnik i Millosheviqit, përpiqet hapur dhe pa fije turpi, edhe sot, ta përgënjeshtroi krimin dhe gjenocidin e shkaktuar nga po këta gjeneral kriminel në Kosovë, duke fyer herë Villiam Voker-in, herë Bill Klinton-in, e herë, herë edhe vet Madeline Albright, vetëm pse ata alarmuan botën për gjenocidin serb ndaj shqiptarëve dhe çliruan Kosovën nga Serbia.

Për aq më tepër, përveçse kriminelët serb si Vuçiq, Daçiq, Vulin etj, nuk kërkojnë falje dhe përpiqen ti përgënjeshtrojnë edhe krimet dhe gjenocidin e shkaktuar nga Serbia në Kosovë, duke fyer rëndë herë pas here shqiptarët, edhe vet të ashtuquajturat udhëheqje të Kosovës dhe të gjitha qeveritë e deritanishme të saj, janë duke bërë në vazhdimësi lojë jo serioze dhe tepër të turpshme me lënien pas dore të trajtimit adekuat të gjenocidit serb dhe krimeve të luftës të shkaktuara nga Serbia në Kosovë. Kështu që, pothuajse është bërë tërësisht e pakuptueshme se pse dhe për çfarë arsye, të paktën nga udhëheqësit plang prishës e të degjeneruar të Kosovës, duhet ti bëhet trajtim kaq burokratik e mospërfillës kësaj dhembje kaq të madhe për shqiptarët dhe teme kaq të ndjeshme për gjithë vendin, jo vetëm ende të pa trajtuar sa dhe si duhet, por edhe të pa gjykuar ligjërisht asnjëherë.

Madje edhe pse Kosova, kinse e kishte formuar një herë, një Institut për hulumtimin dhe dokumentimin e krimeve të luftës, ai ishte shuar “aksidentalisht” mu nga Qeveria "atdhetare" e Ramush Haradinajt, për të provuar të ri themelohet serish nga Qeveria minore në koalicion me Listën serbe, të Avdullah Hotit.

Image

Dhe përkundër të gjithave sa po ndodhin në vend, sipas njoftimit nga Ministria e Drejtësisë, tek të hënën që shkoi, është mbajtur takimi i parë i Grupit Punues për përgatitjen e analizës mbi themelimin e Institutit për Hulumtimin e Gjenocidit dhe Krimeve të kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë, por serish pa u përmendur fare kolonizimi serb, që edhe këto ditë, para syve tanë, po vazhdon pareshtur në Veri të Kosovës, derisa Qeveria e vendit, i ka futur veshët në lesh dhe heshtë për çdo gjë kundërligjore që ndodh nga Serbia dhe serbët në këtë pjesë të vendit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".