Me Ndërmjetësimin e SHBA-së dhe Anglisë në dialogun me Serbinë fitorja e sigurt për shtetin e Kosovës

Me Ndërmjetësimin e SHBA-së dhe Anglisë në dialogun me Serbinë fitorja e sigurt për shtetin e Kosovës
Me Ndërmjetësimin e SHBA-së dhe Anglisë në dialogun me Serbinë fitorja e sigurt për shtetin e Kosovës

Dardan Grapci

  • 24 December 2020 - 13:13

Shkruan: Dardan Grapci

Ajo se çka duhet të ketë rëndësi në këto bisedime është se dy shtete mike të Kosovës do jenë në tavolinë, SHBA dhe Anglia, prandaj pala Kosovare nuk duhet aspak ti frikësohet presionit nga pala Serbe, le të kërkojnë nga Serbia llogaridhënie për krimet e luftës, dëmshpërblim për dëmet që i kanë bërë në Kosovë, kthimi i shumë dokumentacioneve të qytetarëve të Kosovës që janë në Serbi që nga viti 1998 e deri me sot, etj. Mos të dorëzohen, sepse vetëm me këmbëngulje pala Kosovare do të korr suksese në këtë dialog.

-Amerika ka bërë shumë mirë që do ta përfshij në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë , ish-sekretaren e shtetit Madeleine Albright.

Ndikimi i administratës së re amerikane në këto bisedime do të jetë pozitiv, sidomos duke e ditur që nga ana tjetër, Qeveria e Kosovës merr këshilla dhe mentorime nga Britania e Madhe. Nëse pala Kosovare e lejon Ish-Sekretaren Albright me ndërhy ndonjëherë në bisedat e tyre, unë e kam një bindje që pala Kosovare do të del e suksesshme nga ky dialog, edhe pse Serbisë nuk po i konvenon kjo.

Edhe ajo çka duhet të thuhet në fund të këtij dialogu është që këto bisedime të jenë të fundit, ku më mos të bisedohet me Serbinë, sepse është humbje kohe, harxhime financiare dhe jo e favorshme. Analisti amerikan Daniel Server shumë mirë e ka cekë kur ka thënë që nuk ka rëndësi çka mendojnë Serbët për përfshirjen e ish-sekretares Albright.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".