Shteti nuk duhet të ofron mbrojtje për të akuzuarit që dëshmohet se kanë kryer vrasje politike, krime lufte kundër bashkëkombësve të tyre shqiptar

Shteti nuk duhet të ofron mbrojtje për të akuzuarit që dëshmohet se kanë kryer vrasje politike, krime lufte kundër bashkëkombësve të tyre shqiptar

Hajrullah Tërnava

  • 25 December 2020 - 07:40

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Nëse gjatë gjykimit del ky konstatim i vrasjeve të shqiptarëve, atëherë ku është ndërgjegjja e deputetëve dhe politikanëve të Kosovës, që lejuan dhe krijuan këtë fond aq të madh qeveritar për mbrojtjen e tyre, për të akuzuarit e Kosovës në Hagë, kur ata paskan vra shqiptar ? E që tani po shihet dhe dëshmohet në bazë të krijimit të këtyre fondeve për shpëlarje të parave, bash nga ata, që mirë e din i tërë populli për ta, se edhe pse dikur kanë qenë skamnor, pas lufte e deri në burgosjet e tyre janë bërë multi milionerë.

-Fondet që po i krijojnë tani familjarët e tyre për mbrojtje, të akuzuarit nga Gjykata Speciale, ekzistojnë dyshime në popull se ato do të iu shërbejnë për shpëlarjen e parave të fituara kundërligjshëm, duke zhvatur shtetin, për dy dekadat e kaluara, mbase edhe për ti pastruar parat e fondeve të luftës për të cilat kurrë nuk u raportua asnjëherë në detaje, që u investuan në bizneset e pasluftës dhe u krijuan brenda natës politikanët milioner. Pas Hashim Thaçit fondin e mbrojtjes e ka krijuar edhe Kadri Veseli.

Tani si po duket fushata do tu shërben për mbushjen e fondeve që do të krijohet tani si praktikë, për secilin të akuzuar, si mjegullnaje për të zhvatur akoma më shumë qytetarët dhe për të trashur pasurinë e të akuzuarve, pasi që karriera e tyre politike mundë të digjet nga stërzgjatja e procesit gjyqësor por edhe nga njollosja dhe dënimet me burgje qe mundë ta përjetojnë ata, nëse vërtetohet përgjegjësia eventuale për krimet dhe vrasjet politike, me të cilat ka filluar ky proces.

Me që tani veç i kemi dy fonde te krijuara për Hashim Thaçin dhe për Kadri Veselin, tani presim të krijohet i treti apo i katërti dhe shumë fonde tjera në vazhdimësi, dhe këto fonde do të formohen nga të fortit milionerë që tani gjinden të burgosur, apo edhe atyre të akuzuarave që priten së shpejti të gjenden në Hagë, dhe ata të gjithë që janë milionerë ekzistojnë gjasat që të gjithë do i krijojnë këto fonde për shpëlarjen e parave, ata të cilët nuk i krijojnë këto fonde, ndodhë që nuk janë milionerë dhe s’kanë nevojë për ta krijuar këto lloj të fondit.

Qeveritarët dhe prijësit e tjerë të shtetit duhet të merren me këtë dukuri, duke e analizuar mirë këtë situatë të krijuar, dhe ta shohin efektin e tyre që e krijuan këtë gjyq dhe ata 20, 000 000 milion të ndarë për ta, e sidomos që po donë me dalë se ata vetë i kanë vra, apo kanë urdhëruar vrasjet e shumë shqiptarëve të pas luftës që janë vra.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".