Zgjedhjet e reja ta rikthejnë besimin ndaj atyre që ju grabit pa të drejtë mandati, ndryshime të shpejta kushtetuese për një president të zgjedhur nga populli

Zgjedhjet e reja ta rikthejnë  besimin ndaj atyre që ju grabit pa të drejtë mandati, ndryshime të shpejta kushtetuese për një president të zgjedhur nga populli

Gani Qarri

  • 25 December 2020 - 07:35

Shkruan: Gani Qarri

Nëse koalicioni i ri, ashtu siç pritet, edhe do ta fitoj shumicën e votave të nevojshme, nuk mund të bëhet më fjalë për krizë qeveritare as krizë presidenciale edhe nëse koalicioni i ardhshëm do ta ketë para vetes si pjesë të marrëveshjes zgjedhjen e presidentit të ri të shtetit. Madje konstelacioni i ri i forcave politike, pritet të ndryshojë rrënjësisht, ku në njërën anë do të postohen LVV me Listën e re të kryetares së Kuvendit dhe presidentes provizore të Kosovës, z.Vjosa Osmani si fituese absolute të zgjedhjeve, ndërsa në anën tjetër partitë e inkriminuara politike për mbi dy dekada me radhë, si humbëse të mëdha, ndërmjet të cilave, nuk do të ketë më edhe aq rëndësi, se me çfarë vija do të ndahen, të kuqe apo të verdha. Kjo edhe për vet faktin e fuqisë së votës, të legjitimuar me besimin e shprehur nga vullneti i qytetarëve, me ç`rast edhe nëse dy-blloqet nuk arrijnë të dakordohen për emrin e presidentit, Kuvendi mund ti votojë urgjentisht ndryshimet e nevojshme kushtetuese për zgjedhjen e presidentit nga vet populli me vullnetin e tij dhe jo të katapultohet nga partitë e inkriminuara me dallavere, si deri më tani.

-Pikë së pari Qeveria Hoti, ashtu siç përfundimisht edhe u vërtetua nga Gjykata Kushtetuese, që nga fillimi ishte antikushtetuese, e cila në pushtet u katapultua pa të drejtë, pa i fituar zgjedhjet, kundërligjshëm dhe vetëm si rezultat i dallavereve meskine të përçarësve më të mëdhenj të skenës politike kosovare, kuislingut Hashim Thaçi dhe jugo nostalgjikut sllavo-komunist Isa Mustafës, të cilët nuk lejuan asnjëherë të zhvillohet politikë e qetë dhe mormale në vend.

Ndaj zgjedhjet pikësëpari, do ti s’postojnë viruset e pandemisë politike si Isa Mustafa me shokë, dhe qojnë ata përfundimisht në pushim të përjetshëm, të cilët në moshën që aktualisht janë, qysh moti, kanë plotësuar dhe tejkaluar kushtet për tu pensionuar dhe çliruar skenën politike të vendit nga mbetjet infektive të politikës sllavokomuniste, të skadencës së shekullit të kaluar. Zgjedhjet e reja, madje mund ta kursejnë fare lehtë edhe Fatmir Limajn nga mundimet e mëtejme politike, që edhe gjatë kësaj periudhe të shkurtër të qeverisjes antikushtetuese, tërhoqi këmbët zvarrë, pa dhënë asnjë kontribut për tu përmendur, të cilit edhe ashtu vetëm pas numërimit e rinumërimit të disahershëm të votave, me dallavere iu rregulluan numrat , në atë mënyrë, që me "qukë të zorit" ta kalonte pragun zgjedhor, ku u përçap vetëm si dekor, pa mundur të krijojë as grup të vetin parlamentar.

Zgjedhje e reja të jashtëzakonshme, që kjo legjislaturë, nuk arriti të mbijetojë as një vit të plotë të mandatit kushtetues, pres që ta spastrojnë përfundimisht skenën politike nga figurat e skaduara dhe mendësitë e mykura, që donë të thotë, rritje e stabilitetit dhe fillim i kthjellimit të skenës politike në Kosovë. Madje pas mbajtjes së zgjedhjeve të reja, nëse çdo gjë shkon sipas rregullave të lojës, respektohet ligji dhe veprohet në bazë të vullnetit të votuesit, unë nuk shohë asnjë arsye që vendi, përsëri të futet në ndonjë krizë tjetër të re, më të thellë politike, pasi që të gjitha parashikimet flasin bindshëm dhe në mënyrë kuptimplote, se shumicën e votave apo mbi 50 % prej tyre, pritet ti fitojë LVV dhe grupimi politik i kryetares së Kuvendit dhe Ushtrueses së Detyrës së Presidentit prof. dr. Vjosa Osmanit. Kurse sa i takon presidentit, as që duhet lejuar më, që ai edhe në të ardhmen, të vij në krye të vendit, si prodhim i manipulimeve ordinere të partive politike, por të zgjidhet direkt nga sovrani popull , i cili e di më së miri se në situatën nëpër të cilën aktualisht po kalojmë ne si shtet, çfarë presidenti i duhet vendit.

Ose në të kundërtën, bazuar në parimet e sundimit të ligjit dhe të demokracisë parlamentare, në mungesë konsensusi ndërpartiak, me sa më ka rënë mua të mësojë nga dokumentet zyrtare kushtetuese, ekziston varianti ligjor, që numri i caktuar i deputetëve, që parasheh Kushtetuta e Kosovës, mund ta propozojë një figurë unifikuese për president të përkohshëm parlamentar të varur dhe të kontrolluar nga Kuvendi, derisa të mos ndryshojë gjendja dhe krijohen kushtet, për zgjedhjen e të parit të shtetit, në rrethana normale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".