Pas zgjedhjeve shuhen partitë satelite " NISMA -AKR-PD" në mungesë të " ish-mbretit" që sundonte e manipulonte me KQZ-në dhe të gjitha gjykatat në Kosovë

Pas zgjedhjeve shuhen partitë satelite
Pas zgjedhjeve shuhen partitë satelite

Faik Krasniqi

  • 26 December 2020 - 09:10

Shkruan: Faik Krasniqi

Edhe nëse të gjitha partitë e vogla bëhen bashkë, prapë se prapë nuk mundë ta kalojnë pragun. Për një arsye të vetme: KQZ-ja nuk guxon më të bëjë manipulime siç beri në 2019 kur ua kaloi pragun koalicionit Nisma-AKR-PD, sepse ai që ndikonte në KQZ, në Gjykatën Kushtetuese dhe kudo, nuk është më në Kosovë!

-Partitë e vogla në Kosovë gjithmonë kanë qenë sherri i madh për Kosovën. Nuk kanë pasur dallim me partitë tjera të mëdha, sa i përket zhvatjes së shtetit. Në disa raste më shumë dëme kanë bërë këto parti. Kujtojmë kohën e qeverisë Haradinaj, kur AKR-ja me 4 deputet udhëhiqte me 5 ministri. Në fund mbeti me një deputet por akoma mbante këto ministri, zhvatës të paparë.

Për Kosovën më mirë partitë e vogla të mos ekzistojnë fare. Të shkrihen në partitë e mëdha. Është tmerr kur partitë e vogla po shërbejnë për krijimin e koalicioneve përmes pazareve të pista. As partitë e mëdha nuk bënë të pranojnë koalicione parazgjedhore me këto parti. Nëse duan atëherë le të shkrihen. Nëse nuk duan, atëherë le të garojnë vetë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".