Vjosa Osmani dhe Vetëvendosja ja grabitin elektoratin LDK-së, ja sa deputet do të fitojnë këto parti politike

Vjosa Osmani dhe Vetëvendosja ja grabitin elektoratin LDK-së, ja sa deputet do të fitojnë këto parti politike
Vjosa Osmani dhe Vetëvendosja ja grabitin elektoratin LDK-së, ja sa deputet do të fitojnë këto parti politike

Faik Krasniqi

  • 30 December 2020 - 09:53

Shkruan: Faik Krasniqi

Për qytetarin e stërvuajtur në këto 22 vite, rëndësi ka cilësia e kandidatëve për deputete, por edhe të njerëzve që do bëhen ministra, zv-ministra dhe këshilltar. I kemi vuajtur pasojat e mëdha në këto 22 vite, nga njerëz që i kemi pasur në pushtet e në Kuvend. Gjendja e mjerueshme flet gjithçka. Prandaj çdo parti duhet të mendoj për njerëzit që do i kandidojnë, dhe për njerëzit që do të udhëheqin shtetin. Njerëz që mbi të gjitha e duan vendin, dhe jo nga ata që shtetin e shohin si lopën që duhet mjelë. Nëse nuk ndodh kjo, atëherë për qytetarin pak ka rëndësi mbahen apo nuk mbahen zgjedhjet. Është pak e pritshme që nuk vazhdon avazi i vjetër. Me njerëz behet shteti. Me njerëzit e duhur.

-Debakli i LDK-së në Podujevë ishte sinjali i qartë se çfarë debakli do të pësoj edhe në zgjedhjet e përgjithshme. Arsyet tani më dihen. Mllefi ndaj njerëzve të kësaj partie dhe partive tjera. Koalicionet e shumta me ata që i shanin tërë kohën. Gjendja e mjerueshme, rrëzimi i qeverisë në kohë pandemie, dhe largimi i Vjosa Osmanit. Ajo që fitoi maksimumin e votave në zgjedhjet e 2019. Në zgjedhjet e fundit një pjesë e madhe e elektoratit të LDK-së ishin të vendosur të votonin për LVV-në . LDK duke e ditur që do të pësojnë debakël, në momentin e fundit e nominuan Vjosa Osmanin kandidate për kryeministre. Mashtrim i gjallë. E dimë pastaj çfarë dhe si ndodhi. Në fakt ajo i shpëtoi nga debakli i thellë.

As zonjën Osmani nuk e kuptoj pse ra në grackën e mashtruesve. Debaklin e LDK-së s‘ka kush që e ndalon. Sikur edhe Vjosën prapë ta kandidojnë, prapë se prapë nuk i shpëton dot. Vjosa me listën e saj do ja merr një pjesë të elektoratit që i mundëson ta kaloj pragun, por pjesa më e madhe e elektoratit të LDK-se do e votojnë LVV. Por edhe një pjesë e votuesve të partive tjera. Për të mirën e Kosovës që ajo të ecë përpara duhet vepruar kështu. Në këto zgjedhje që do të mbahen së shpejti, e dimë se kush do t'i fitoje zgjedhjet. Çfarë thonë partitë e tjera janë thjeshtë për konsum të brendshëm. E njëjta vlen edhe tek përqindjet që japin partitë. Janë pak jashtë realitetit politik në Kosovë. Çdo parti e di përafërsisht sa deputete do t'i fitojë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".