E zbulon profesori i njohur: Këto do të jenë gënjeshtrat më të sofistikuara nga politika në fushatën zgjedhore 2021

E zbulon profesori i njohur: Këto do të jenë gënjeshtrat më të sofistikuara nga politika në fushatën zgjedhore 2021
E zbulon profesori i njohur: Këto do të jenë gënjeshtrat më të sofistikuara nga politika në fushatën zgjedhore 2021

Muhamet Kelmendi

  • 30 December 2020 - 07:34

Shkruan: Muhamet Kelmendi

LDK,PDK,AAK dhe NISMA do të mbështesin gjendjen aktuale duke premtuar subvencione, hapje të vendeve të punës , mbrojtje në punë dhe shëndetësi e orar adekuat të punës. VV-ja do të premton javën 5 ditore të punës, orar 8 orësh, mbrojtje në punë dhe shëndetësi për të gjithë. Po kështu do të mbushen kanalet televize, gazetat e rrjetet sociale me premtime për arsim, për shkencë, për ndërtime të reja dhe rrugë e autostrada. Këto do të premtohen me të madhe. Ajo që duhet theksuar, është fakti si dhe sa do të besohet? Premtime do të ketë mjaft! Por gjendja do të jetë e njëjtë! Ndryshime të vogla sipas subjektit, por jo ndonjë ndryshim të madh. Sistemi nuk lejon dhe baza ekonomike është e dobët. Po kështu do të vazhdon gjendja e njëjtë në raport me subjektet e jashtme dhe këtu nuk do të kemi ende liberalizim të vizave. Ditët do të vazhdojnë pa a parë ndonjë ndryshim adekuat dhe të rëndësishëm për jetë. Të shpresojmë se qytetarët do të dinë të votojnë dhe të dënojnë.

-Duhet thënë që në fillim se gjendja në përgjithësi në Kosovë, edhe pas zgjedhjeve do të jetë e njëjtë ose me ndryshime të vogla që mundet ndonjë parti për ti bërë. E tërë kjo vjen nga fakti se sistemi politiko - shoqëror është kapitalist dhe se çdo gjë që bëhet vepron në inertes të kapitalit si force kryesore. Natyrisht se ka parti që janë më të majta ose të qendrës së majtë, sikundër edhe parti të djathta ose të qendrës së djathë, të cilat me programet e tyre mundë të zgjidhin ndonjë problem. Në fushatë do të shohim dy pozicione krejt të kundërta. Në njërën anë, VV dhe ndonjë subjekt tjetër i afërt me ideologjinë e socialdemokracisë dhe, në anën tjetër djathtistët, që fare nuk kanë paragjykime dhe ide se çka është djathtizmi. Dhe, në mes do të shohim PDK-në, e cila do të shkon si në luhatje, herë djathtas, herë majtas e herë në qendër. Mbi këto ideologji, nëse mundë të cilësohen kështu, do të zhvillohet fushata elektorale. Premtimet dhe angazhimet propagandistike do të zhvillohen këtej. Do të kemi përsëri, pavarësisht partisë, arsim të kualifikuar, shëndetësi për të gjithë, mbrojtje në punë dhe zgjidhje të problemeve të punësimit dhe të gjendjes sociale.

Po kështu do të kemi patriotizëm në raport me shtetin serb. Natyrisht se inkuadrimet në kuadër të BE-së dhe përtej oqeanit do të premtohen. Këtu VV-ja do të premtoj mbrojtje në punë dhe rritje të të ardhurave personale. Shëndetësi dhe arsim të kualifikur. Prapa nuk do të jetë as LDK, PDK, AAK etj. Të gjithë do të premtojnë ndryshime pozitive. Në këtë kuadër kanë parë qytetarët se çka është PDK, LDK,AAK. Nuk kanë parë ende se si vepron VV. Premtimet e tyre janë të mëdha dhe këtë edhe do ta mbështesin fushatën. Demokracia dhe shteti ligjor përsëri do të zë vend të rëndësishëm. Përveç VV-së, partitë tjera, mbrojnë idenë se shteti ligjor kërkon përmirësime, pa e ndryshuar bazën që është ndërtuar. VV do të kërkoj dhe më tej do të premton VETTING në sistemin juridik, si në polici, organet e luftimit të krimit, në prokurori dhe në gjykata. Partitë tjera do të jenë për përmirësimin e punës pa ndonjë intervenim si me VETTING.

Integrimet janë tema për të gjithë. Edhe kësaj radhe do të premtojnë se do të hiqen vizat nga partitë dhe do të behet integrimi i Republikës. Po kështu vend mjaftë të rëndësishëm do të zë raporti me shtetin serb.

LDK dhe PDK do të jenë për dialog pa kushtëzime. VV me reciprocitet dhe AAK me një veprim të palëkundur në mbrojtje të shtetësisë së Kosovës. Ekonomia do të ketë vend të rëndësishëm në fushatë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".