Politikanët e lazdruar e shkatërruar e çoroditen edhe shtetin e Kosovës

Politikanët e lazdruar e shkatërruar e çoroditen edhe shtetin e Kosovës
Politikanët e lazdruar e shkatërruar e çoroditen edhe shtetin e Kosovës

Ragip Guraziu

  • 30 December 2020 - 19:03

Shkruan: Ragip Guraziu

Kosovarët po mbeten akoma qytetarët me të izoluar të Evropës. Zgjedhjet po afrohen prandaj nuk mundë të presim ndryshime pos premtime të njëjta. Sido qoftë le ti shohim, le ti vlerësojmë dhe sigurisht që na mbetet neve qytetarëve që ti gjykojmë nëse e ndjekin përsëri atë rrugën dhe atë avazin e gënjeshtrave të sofistikuara e të bojatisura. Të shohim se me çka do të sprovohemi kësaj radhe, por le ta dine të gjitha partitë politike që nuk do të mashtrohemi.

-Lazdranët e Lazdruar politik, me sjelljet e tyre jo serioze e krejtësisht të pa përgjegjshme, duke keq qeverisur për dy dekada që po i lëmë pas, e kanë shkatërruar dhe degraduar edhe këtë shtet të ri akoma të pa konsoliduar si duhet të Kosovës. Këta lider politik lazdrana vetëm brenda një viti po e dërgojnë Kosovën tri herë në zgjedhje, që na lë të kuptojmë se këto zgjedhjet që do të mbahen në muajin shkurt të 2021 janë pasojë e inateve personale të këtyre lazdranëve të pa përgjegjshëm të etur për pushtet.

Edhe pse ishte e kuptueshme se Qeveria Hoti-koti, do bije siç ra edhe ajo e Albin Kurtit, është dashur sado pak të pritet në kohë, që së pakut të kalon gjysma e mandatit dhe të stabilizohet vendi nga kjo pandemi që e ka dëmtuar edhe ekonomikisht gjithë klasën e biznesit privat, e po e rrezikon edhe mbushjen e arkës së shtetit me buxhet. Pra tash logjikisht shtrohet pyetja: A do të kemi prapë zgjedhje me do premtime të njëjta si në të kaluarën, a do të vazhdojë përsëri po ai avazi i gënjeshtrave të sofistikuara.

Pasi u shterën të gjitha gënjeshtrat qe 21 vite, më çka do ta mashtrojnë partitë politike votuesin në këto zgjedhje, derisa janë konsumuar mashtrimet dhe mashtruesit. Prej përfundimit të luftës në çdo palë zgjedhje kemi pasur zotime për hapjen e 200-300 mijë vende të reja të punës, investime miliardësh, liberalizim te vizave, integrime euroatlantike, spitale moderne dhe shërbime cilësore, arsim cilësor dhe drejtësi të ç ‘kapur nga politika. Kurrë asnjërën prej këtyre që i ceka nuk i patëm. Me mijëra qytetare çdo vit duke ikur nga vendi. Shumica e njerëzve me mendje të ndarë për t'u larguar nga vendi. Ekonomia, shëndetësia dhe arsimi ne gjendje të mjerueshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".