Pa Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, krahu i luftës po e humbë fuqinë politike

Pa Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, krahu i luftës po e humbë fuqinë politike
Pa Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, krahu i luftës po e humbë fuqinë politike

Blerim Burjani

  • 31 December 2020 - 07:09

Shkruan: Blerim Burjani

Hendeku është rritur në mos kënaqësi ndaj qeverisjes së një kohe të gjatë për 20 vjet, është një periudhë e dy dekadave të qeverisjes së krahut të luftës. PDK-ja është një dekadë e tepër në pushtet, andaj fundi është ky. Tash nëse nuk reformohen skajshëm dhe nuk bashkëpunojnë me organet e rendit këto parti PDK AAK NISMA, trendi i rënies së elektoratit për këto parti do të bie po sikur edhe po bije elektorati i kumbarës së tyre LDK, pra tash është një trend tjetër, po vjen një frymë e re e të menduarit politik në Kosovë.

-PDK nuk është më krah i luftës, pasi që tash janë njerëz paqësor brenda, pra nuk kanë bagazh lufte , përderisa PDK e Hasimit dhe Kadrisë është thirrur në vlerat e luftës , e ky lidership aktual në çka duet të thirren? Pra cilat janë bazamentet e tij si parti, civil apo çfarë? Pra PDK është në krizë, deri më tash për këtë krah lufte kanë votuar njerëzit që e kanë çmuar kontributin e madh të luftës së fundit dhe votat janë dhënë për këtë motiv, po sikur edhe për AAK-në dhe NISMA. E ardhmja e këtyre partive politike është të shkrihen në një parti të vetme politike nëse dëshirojnë të mbeten edhe një kohë të caktuar në politikë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"