LDK dhe PDK do ta humbin rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, votuesit e tyre po shkojnë drejtë LVV-së

LDK dhe PDK do ta humbin rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, votuesit e tyre po shkojnë drejtë LVV-së
LDK dhe PDK do ta humbin rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, votuesit e tyre po shkojnë drejtë LVV-së

Faik Krasniqi

  • 31 December 2020 - 07:12

Shkruan: Faik Krasniqi

Nuk do ta votojnë LVV-në që presin të bëjnë mrekullira, por janë të mllefosur shumë me partitë e tjera. Për të mirën e Kosovës çdo parti duhet të kandidoj njerëz të pastër dhe mbi të gjitha që e duan Kosovën. E sidomos partia fituese që pritet ta udhëheq vendin, sepse pritjet janë të mëdha për shkak të zhgënjimit të madh nga partitë e tjera. E njëjta gjë vlen edhe për ekzekutivin. Albin Kurti dhe LVV nuk guxojnë të gabojnë në qeverisjen e vendit. Duhet të punojnë më shumë se sa duhet, me një strategji të qartë për zhvillim ekonomik.

-PDK në këto zgjedhje do të jetë e hendikepuar pa dy liderët e saj kryesor, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. E në veçanti pa liderin e saj Hashim Thaçin. Nuk është njëjtë si me ta në fushatë parazgjedhore. Kjo është e ditur. Hashim Thaçi ka qenë dhe është simbol tek simpatizantët e PDK-së. Pa të dhe Kadri Veselin, një përqindje e elektoratit të saj nuk do del fare të votoj, gjë që i shkon për shtati partisë fituese. Një pjesë tjetër do ta votojnë LVV. Me Enver Hoxhaj s’do të mundë ta ruaj as votuesin e zgjedhjeve të vitit 2019, e lëre më të pretendoj më shumë. Për fituesin s’kemi çfarë të flasim. LVV do të jetë fituese e këtyre zgjedhjeve.

Tek përqindja nuk mundë ta themi saktë sa do t’i fitoj. Varet çfarë njerëz do vendosin në listën garuese. Nëse kandidon njerëz kredibil dhe që e duan këtë vend, atëherë përqindja e fitores së LVV-së do të jetë e thellë. Por nëse kandidon njerëz që nuk shihen në sy të mirë të opinionit, atëherë edhe përqindja s’do të jetë aq sa pretendojnë. Përqindja më e madhe i mundëson pa partitë e tjera, me përjashtim të minoriteteve që me Kushtetutë duhet të jenë pjesë e çdo qeverie. Sovrani nuk ta fal.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".