Politika e kriminalizuar e futi në rrezik edhe sigurinë e shtetit të Kosovës, AKI-ja peng i inateve politike

Politika e kriminalizuar e futi në rrezik edhe sigurinë e shtetit të Kosovës, AKI-ja peng i inateve politike
Politika e kriminalizuar e futi në rrezik edhe sigurinë e shtetit të Kosovës, AKI-ja peng i inateve politike

Ragip Guraziu

  • 02 January 2021 - 08:40

Shkruan: Ragip Guraziu

Tani më vendi po shkon në zgjedhje të reja dhe kjo pozitë e shefit të AKI-së mundë të mbetet e zbrazët edhe përgjatë vitit 2021. Tani shtrohet pyetja: A po rrezikon të thellohet akoma më shumë edhe situata e sigurisë ne vend me këto institucione pezull e jo funksionale. Sa janë këto sjelle të pa përgjegjshme dhe banale në një situatë në të cilën gjendet vendi, kur dihet se AKI-është koka e mbledhjes së informacioneve për sigurinë e shtetit dhe rreziqet që mundë ti kanosen, qoftë nga zhvillime të brendshme apo edhe të jashtme, në bashkëpunim me rrjetet kriminale të instaluara nga nëntoka e krimit të organizuar politik dhe ekonomiko ushtarak, të joshur nga rrjetet e huaja të spiunazhit.

-Shteti i Kosovës po mbetet jo vetëm pa qeveri funksionale për shkak shkuarjes në zgjedhje të reja , por është duke mbetur tash edhe pa “trurin'' e inteligjencës, pasi që më në fund shefi i AKI-së ka pranuar të largohet nga detyra, pas kërkesës ultimative për largim, nga vendimi për shkarkim që e ka ekzekutuar Kryeministrit Hoti. Kosova do të mbetet për një kohë të gjatë me funksionim stabil të AKI-së, pasi që boshllëku institucional mundë të zgjas për një periudhë kohore të pa parashikueshme dhe nuk do të kemi lidership legjitim institucional që do ta zgjedh krye spiunin e ri te shtetit.

Ndryshe tani më dihet që sipas ligjit në fuqi, emërimi dhe shkarkimi i drejtorit të AKI-së, bëhet vetëm në koordinim mes presidentit dhe kryeministrit, dy pozita që janë me ushtrues detyre në këtë fazë nëpër të cilën po kalon shteti, me qeveri në detyrë dhe me ushtrues detyre të Presidentit të shtetit. Deri më tash, asnjëra palë, as Presidenca e as Kryeministria, nuk ka treguar arsyet vërteta të largimit nga detyra të shefit të AKI-së.

Kjo sjellje e pa përgjegjshme ka krijuar edhe një huti të madhe në opinion, se cila është prapaskena dhe qëllimi i shkarkimit të shefit të AKI-s. Opinionit vetëm i është thënë se shkarkimi i Gashit bazohet në ligjin për AKI-në, sipas të cilit rregullohen aktivitetet, të cilat nuk i lejohen agjencisë. Mirëpo krerët e shëtit, sikur që po veprojnë të përçarë për interesat inatçore, kryeministri Hoti dhe u.d e Presidentit Vjosa Osmani, nuk u akorduan me shpejtësinë e duhur për emërimin e shefit të ri të AKI-së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".