Provokimi i Serbisë në fund të vitit, dështim i Qeverisë Hoti dhe goditje e rëndë për sovranitetin e shtetit të Kosovës

Provokimi i Serbisë në fund të vitit, dështim i Qeverisë Hoti dhe  goditje e rëndë për sovranitetin e shtetit të Kosovës
Provokimi i Serbisë në fund të vitit, dështim i Qeverisë Hoti dhe  goditje e rëndë për sovranitetin e shtetit të Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 04 January 2021 - 13:10

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Këtu dështuan të gjithë. Dështoi shteti me organet e veta. Dhe, nuk ka si vepron policia dhe organet tjera, kur shteti toleron pushtetin serb. Këtu mbaron puna. Shteti i Kosovës ka probleme me vetveten. Ai nuk funksion në tërësinë territoriale dhe në sovranitetin e plotë. Nuk ka pushtet funksional dhe të mbështetur në ligj, që garantojnë shtetin ligjor. Në këtë anë, edhe ky dështim, tregon se sa të rëndësishme janë zgjedhjet dhe sa i rëndësishëm është VETTING-u. Pa këtë nuk lirohet Republika e Kosovës nga forcat kriminale dhe keqbërëse.

-Në çdo fushë, edhe në këtë të shëndetësisë, Serbia nuk i njeh organet e Republikës së Kosovës dhe se këtë territor e konsideron ashtu si e ka në Kushtetutë, në vend serb. Vaksina është fakti tjetër i humbjes së kësaj shtetësie të Kosovës në veriun e banuar me shumicë serbe . Ajo e ka marr dimensione të dukshme dhe shteti serb po e shfrytëzon. Ndërsa, çështja e dështimit të policisë edhe të organeve kufitare të Kosovës, kjo veç dihet. Në Veri nuk funksionon shteti i Kosovës në asnjë fushë. Veriu e ka Policinë që vjen nga organizata kriminale me emrin "Rojet e Urës" dhe i përgjigjet Beogradit.

Ata vetëm kanë Uniformën e Kosovës, paguhen nga Kosova, por e kryejnë punën e shtetit serb dhe e kanë ndarë de-fakto atë pjesë nga Republika e Kosovës. Kjo tash dihet. Në Veri edhe administrata, edhe sistemi gjyqësor dhe Prokuroria është i pavarur dhe pagesat i marrin nga Kosova, por kryejnë punë për shtetin serb si në Serbi. Kështu është edhe me fushat tjera, si me arsimin, me shëndetësinë, me kulturën e me çka jo.

Në këtë kuadër u vepruar me vaksinën kundër covidit-19. Serbia po e futë brenda pa pyetur organet e Republikës. Madje ofruan vaksina edhe për të tjerët. E gjithë kjo tregon se sa shoviniste dhe anti Republikës janë, sikundër edhe të pandërgjegjshëm janë si shtet dhe si e konsiderojnë ata shtetin e Kosovës. Ndihma bëhet nëpërmjet organeve të Republikës. Ato koordinohen nga shteti dhe veprohet nga shteti. Çdo veprim tjetër është i dëmshëm.

Mirëpo, me këtë edhe një herë u pa se sovraniteti i shtetit në Kosovë nuk kontrollohet nga Kosova. Në fakt i tërë mjerimi i Qeverisë për shtet me sovranitet ra poshtë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".