Klasa e korruptuar politike e ka bllokuar, nuk e lejon ligjin Vetting

Klasa e korruptuar politike e ka bllokuar, nuk e lejon ligjin Vetting
Klasa e korruptuar politike e ka bllokuar, nuk e lejon ligjin Vetting

Faik Krasniqi

  • 05 January 2021 - 13:38

Shkruan: Faik Krasniqi

Nëse bëhet një Vettingu nga këta që sot po na udhëheqin, atëherë këta do ta bënin në atë mënyrë ku do të dilnin të pastër. Pasuria e tyre e paligjshme do të legalizohej. E kemi shembull Vettingun qesharak që po bëhet në Shqipëri. Ai lloj Vettingu nuk na duhet. Së pari duhet spastrim i sistemit të drejtësisë. Pastaj bëhet Vettingu i vërtetë!

Eshte e pa imagjinueshme të bëhet ligji Vetting me këtë klasë politike të korruptuar në skenën politike në Kosovë. Ne e dimë se si funksionojnë gjërat tek ne, në politikë dhe sistemin e drejtësisë. Një Vetting i mirëfilltë bëhet vetëm kur të largohen kjo kastë nga skena politike, sepse do të ishte efikase në konfiskimin e pasurisë të politikanëve dhe të gjithë atyre që janë pasuruar në kurriz të këtij populli.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".