Festomania e politikës kosovare dëmton bizneset dhe ekonominë, pushtetarët e bëjnë ligjin sipas tekeve dhe dëshirave të tyre

Festomania e politikës kosovare dëmton bizneset dhe ekonominë, pushtetarët e bëjnë ligjin sipas tekeve dhe dëshirave të tyre
Festomania e politikës kosovare dëmton bizneset dhe ekonominë, pushtetarët e bëjnë ligjin sipas tekeve dhe dëshirave të tyre

Dardan Grapci

  • 05 January 2021 - 07:43

Shkruan: Dardan Grapci

Qeveria e re që do të vjen pas zgjedhjeve në pritje, duhet ta merr për bazë edhe këtë çështje serioze sepse nëse vazhdohet me këto skandale, sikur nga qeveritë e deritashme të kaluara dhe nga kjo e Avdullah Hotit, atëherë ekonomia e Kosovës do ta pëson akoma më shumë dhe sigurt do të përmbyset duke u futur në një kolaps, nga i cili po rrezikohet edhe si pasojë e dëmit që i ka sjell situata e pandemisë.

-E kam thënë shumë herë, dhe po e përsëris edhe në këtë fillim viti, se dëmin më të madh këtyre qytetarëve dhe këtij shteti po ja bëjnë vetë pushtetarët dhe politikë në përgjithësi, pozitë dhe opozitë, që kur vjen në pyetje interesi i tyre i përbashkët, e bëjnë ligjin si letër të cigares, e sjellin e mbështjellin, sipas dëshirës dhe interesit të tyre. Po e them përsëri, ata që vetë i kanë krijuar këto ligje dhe amendamente, janë po të njëjtit sot që po i shkelin dhe po tentojnë ta ndryshojnë situatën gjithmonë sipas qejfeve kriminale të tyre, sipas dëshirave të tyre dhe tekeve partiake.

Prandaj nuk është për tu habitur që nga viti 2008 e deri më sot, vetëm për data festive Kosova dhe ekonomia e saj ka humbur miliona për llogaritjen e të cilëve nuk ka të dhëna statistikore. I shpallin ditët e festave ad-hok, në kundërshtim me ligjin vetëm pse dikujt i teket ta zgjas festën dhe të kënaqet në pushimet që lidhen me fundjavën, me një udhëzim të thjeshtë administrativ. Kështu u vepruar5 edhe me festat shtetërore të këtij viti, që kur e shohim kalendarin zyrtar, zbulojmë se të gjitha festat dyfishojnë ditët e pushimit, përkundër vendimit anulues që kishte marr Qeveria Hoti. Kryeministri Avdullah Hoti së bashku me koleget e tij janë penduar për vendimin e mëparshëm dhe përsëri e kanë bërë të ligjshëm atë rregullin e pa shkruar kriminal, duke kënaqur pozitë dhe opozitë, duke i dhënë arsye vetes dhe gjithë të punësuarve në dikasteret shtetërore e publike për ta vazhduar e pushimin e tyre post festiv, duke i rregulluar normat ligjore ashtu siç po ju teket atyre.



Me kushtetutë dhe me Ligj nuk ka të drejtë askush të luaj sipas tekeve. Në një shtet të mirëfilltë të së drejtës kjo nuk do të lejohej për të vepruar kështu duke u sjell mbi ligjin dhe duke e dëmtuar shtetin në emër të zbatimit kinse të ligjit. Populli duhet ndëshkuar këta pushtetar të pa përgjegjshëm dhe mbështetësit e tyre në opozitë që nuk po e kundërshtojnë një praktikë të tillë të përgjumjes në festa të gjata koti. Opozita e mirëfilltë, nëse do të ishte e përcaktuar për shtetin dhe interesin e qytetarit, nuk do të kishte pritur dhe heshtur, por do të kishte iniciuar menjëherë procedurë para Gjykatës Kushtetuese kundër Qeverisë dhe kryeministrit në detyrë Avdullah Hotit, e së bashku me të kundër të gjithë atyre që janë të përfshirë në këto ndryshime dhe interpretime të ligjeve sipas tekeve të tyre.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".