I dështuari Avdullah Hoti beson akoma në befasi politike, mandati i dytë i kryeministrit me mbështetje të Hashim Thaçit

I dështuari Avdullah Hoti beson akoma në befasi politike, mandati i dytë i kryeministrit me mbështetje të Hashim Thaçit
I dështuari Avdullah Hoti beson akoma në befasi politike, mandati i dytë i kryeministrit me mbështetje të Hashim Thaçit

Faik Krasniqi

  • 06 January 2021 - 07:34

Shkruan: Faik Krasniqi

Ky edhe pse e dinë që do pësoj debakël në zgjedhje, prapë sheh ëndrra sikur me ndihmën e Hashim Thaçit do të bëhet kryeministër. Prandaj edhe merr vendime të jashtëligjshme, sepse Qeveria e re del me plan dhe program tjetër dhe të gjitha bien poshtë. Siç thash ky dhe bashkë partiakët e tij e gënjejnë vetën siç e kanë gënjyer prej 2006 e këndej!

-Qeveria Hoti përveç që ishte një qeveri jo legjitime, ishte edhe qesharake njëkohësisht. Para se të rrezohej Qeveria Kurti nga LDK-ja, ky njeri përgatitej të bëhej kryeministër, sepse para zgjedhjeve shefi i tyre Hashim Thaçi e kishte rregulluar me Gjykatën Kushtetuese. Akuzonte qeverinë Kurti për dështim të menaxhimit të pandemisë, pjesë e së cilës ishte edhe ai, ndërsa gënjente se do ta bëj Fondin për Rimëkëmbje ekonomike në vlerë prej 1.2 miliard euro. Jo vetëm që nuk e bëri një fond të tillë, por për shtatë muaj sa ishte në krye të qeverisë mezi një herë i pagoi ca para bizneseve private. Si ekspert i ekonomisë që thirret asnjë gjurme nuk la për rimëkëmbje të ekonomisë. Ai çfarë thotë janë thjesht përralla.

Fshati që shihet kallauz nuk do. Qëllimi i tij i vetëm ishte të bëhej kryeministër, qoftë edhe në mënyrë të paligjshme, dhe të shkojë në Shtëpinë e Bardhë për të bërë foto, dhe të na tregoj ca gënjeshtra të tjera gjoja për investime amerikane, njohjen e Izraelit dhe broçkulla të tjera. As njëra dhe as tjetra nuk ndodhi kurrë, sepse asgjë nuk ishte premtuar. Ishin thjesht propaganda të tyre dhe tellallëve të tyre mediatik që i morën me vete atje. E njëjta edhe me njohjen nga Izraeli. E dëgjuam se çfarë i tha Netanyahu përmes videos. Njohje me kusht nëse Kosova ambasadën e vendos në Jerusalem. Eshte thikë me dy tehe nëse do të bënim një gjë të tillë. Vetëvrasje do të ishte për ne.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".