Këshilli Prokurorial dhe ai Gjyqësor i Kosovës ombrellë e mbrojtjes së krimit të organizuar në sistemin e drejtësisë

Këshilli Prokurorial dhe ai Gjyqësor i Kosovës ombrellë e  mbrojtjes së krimit të organizuar në sistemin e drejtësisë
Këshilli Prokurorial dhe ai Gjyqësor i Kosovës ombrellë e  mbrojtjes së krimit të organizuar në sistemin e drejtësisë

Muhamet Kelmendi

  • 06 January 2021 - 07:50

Shkruan: Muhamet Kelmendi

KPK dhe KGJK janë në gjendje ti thonë qalimet dhe mbi to të veprohet. Por, këto dy mekanizma kanë dështuar shumë. Kjo për faktin, se si gjyqtarët, ashtu edhe prokurorët kanë kaluar nëpër këto organe dhe ata janë përgjegjës për gjendjen në prokurori dhe në gjykata. Prandaj, nuk pritet që KPK dhe KGJK ta shërojnë gjendjen. Nuk kanë interes për këtë shërim. Këto dy organe janë në një sahan siç është prokuroria dhe sistemi gjyqësor. Ata së bashku kanë vepruar dhe të mirat dhe të këqijat i ndajnë bashkërisht. VETTING-u duhet të veproj kundër tyre në masë dhe në kohë të njëjtë. Pa këtë masë nuk ka shërim. Çdo gjë tjetër është mashtrim i madh.

-Kreu i KPK-së, Z. Hyseni, është në pozitën e tillë si udhëheqës, ku përveç lëvdatave mbi gjoja aktivitetin e madh dhe azhurancën e lartë të prokurorëve dhe të KPK-së, nuk thotë gjë tjetër. Vetë fakti se kemi krim dhe korrupsion, dhe se nga niveli qendror fare nuk ka të arrestuar, tregon se kemi vetëm momente dëshirore të KPK-së. Detyra imediate e KPK-së mbeten puna në drejtim të përgatitjes dhe të futjes në veprim të VETTING-ut. KPK-ja mundë të bënë punë të madhe, sepse e din se ku janë dështimet që po e përcjellin sistemin prokurorial në vend. Nga KPK pritet angazhim e jo lëvdata! Pritet aktivitet i dendur në terren për VETTING!. KPK-ja ka mundësi të bëjë presion dhe mos të lejojë gjendjen aktuale. KPK e din se ku janë lëshimet, keqpërdorimet dhe korrupsioni.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".