Ja pse Gjykata duhet ta ndalon krijimin e fondeve mbrojtëse për të akuzuarit nga Gjykata Speciale

Dardan Grapci

  • 06 January 2021 - 13:04

Shkruan: Dardan Grapci

Unë i bëj apel edhe Gjykatës Themelore në Prishtinë që të intervenon dhe ndalon këtë praktikë të krijimit të fondeve për të mbrojtur të akuzuarit në Gjykatën Speciale, mjaftojnë fondet e garantuara nga shteti dhe mjetet financiare nga pasuria e tyre e krijuar ndër vite. Po ashtu ju bëjë apel edhe qytetarëve të Kosovës, mos bini pre të këtyre individëve, sepse edhe ashtu ata të akuzuar asgjë nuk kanë bërë mirë për Kosovën, vetëm se e kanë vjedhur dhe pasuruar në emër të popullit.

-Akuzuarit e Gjykatës Speciale, që nga Hashim Thaçi e deri tek Kadri Veseli, mbase edhe nuk dihet se a janë në dijeni që njerëz të caktuar dhe partitë e tyre janë duke i kërkuar popullit donacione për ti paguar avokatët e tyre. Unë mendoj që këtë nismë të krijimit të fondeve e kanë bërë ose familjarët ose partia e tyre PDK. Prandaj kjo duhet urgjentisht të ndërpritet nga Gjykata Speciale në Hage, që të mos i lejojnë partitë politike të ju marrin para qytetarëve, për ti mbrojtur ata që janë mjaft të pasur. Po e them këtë sepse me marrjen e parave, në qoftë këta të akuzuar dënohen dhe burgosen, atëherë ka gjasa që partitë të fillojnë ti mbushin xhepat e tyre me ato të holla, ku në fund kinse të deklarojnë se i kanë paguar avokatët e tyre.

Unë i bëj apel edhe Gjykatës Themelore në Prishtinë që të intervenon dhe ndalon këtë praktikë të krijimit të fondeve për të mbrojtur të akuzuarit në Gjykatën Speciale, mjaftojnë fondet e garantuara nga shteti dhe mjetet financiare nga pasuria e tyre e krijuar ndër vite. Po ashtu ju bëjë apel edhe qytetarëve të Kosovës, mos bini pre të këtyre individëve, sepse edhe ashtu ata të akuzuar asgjë nuk kanë bërë mirë për Kosovën, vetëm se e kanë vjedhur dhe pasuruar në emër të popullit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".