E zbulon planin ish-agjenti i SHIK-ut: Krye spiuni i Kosovës të emërohet nga krerët e shtetit pas zgjedhjeve

E zbulon planin ish-agjenti i SHIK-ut: Krye spiuni i Kosovës të emërohet nga krerët e shtetit pas zgjedhjeve
E zbulon planin ish-agjenti i SHIK-ut: Krye spiuni i Kosovës të emërohet nga krerët e shtetit pas zgjedhjeve

Naim Miftari

  • 07 January 2021 - 12:32

Shkruan: Naim Miftari

Shefat e AKI- deri më tani ishin kryesisht vetëm lodra, sidomos të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Ilmi Reqices por dhe të Isa Mustafes, Siç është krye inspektori i AKI-së Burim Ramadani lodër e Hashim Thaçit edhe e Ramush Haradinajt. Kjo metodë, që shefat e policisë, inteligjencës, prokurorisë e gjyqësisë me qen lodra politike të dikujt, duhet të marr fund njëherë e mirë dhe pa kthyeshëm. Në këto poste duhet caktuar njerëz që e respektojnë ligjin dhe interesin e Kosovës e jo interesin e bossave të tyre që i dërgojnë si bedelë në poste shtetërore për të jua ruajt pasurit e tyre që i kanë fituar ilegalisht e nga korrupsioni.

-Për nga ana kushtetuese nuk kam bërë analizë për ta konstatuar ndonjë pasqyre të plotë dhe të kompletuar ligjore, por ngutja e caktimit të shefit të AKI-së nga një kryeministër jo kushtetues kryeministër i zgjedhur ilegalisht, dhe nga ushtruesja e detyrës së Presidentit, e që të dy vijnë nga LDK-ja, është hap jo i duhur jo i qëlluar dhe sjell dyshime tjera. Ligjërisht mendoj, dhe kjo qëndron pa asnjë dilemë, se zëvendësi i ish shefit të AKI-së mundë ta ushtron atë detyrë derisa të kryhen zgjedhjet nacionale që pritet të mbahen kah fundi i shkurtit në Kosovë, dhe vetëm pas zgjedhjeve, pasi të konstituohen institucionet e reja, të zgjidhet edhe shefi i ri i AKI-së, për të cilin unë besoj dhe shpresoj, që nëse zgjidhet nga qeveria e re që do të vjen nga këto zgjedhje, nuk do të jetë vetëm figurë e kotë, kukull e politikës, sikur që ishin të gjithë shefat e AKI-së deri më sot.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".