Matrapazët e llojit të Behgjet Pacollit do të avullohen nga skena politike

Matrapazët e llojit të Behgjet Pacollit do të avullohen nga skena politike
Matrapazët e llojit të Behgjet Pacollit do të avullohen nga skena politike

Arsim Haziri

  • 09 January 2021 - 09:00

Shkruan: Arsim Haziri

Sa i përket AKR-së dhe prijësit të këtij subjekti, Behgjet Pacolli, duke e kuptuar nivelin e tij politik dhe sistemin elektoral në vend, ai dhe subjekte të ngjashme nuk do arrijnë të mbijetojnë në politikë. Prandaj edhe bashkëpunimet i shohin si çështje detyruese, për të zgjatur edhe pak jetë politike.

-Partitë minore sipas gjitha gjasave në këtë proces zgjedhor do të shpërbëhen dhe një fakt i tillë mirë që po ndodhë. Udhëheqësit e këtyre partive kanë kushtëzuar formimin e qeverive me pjesëmarrje të thellë në qeveri, prandaj edhe qeveritë asnjëherë nuk kanë arritur për ta implementuar një program racional në vend.

Shtuar kësaj të njëjtat kanë përfshirë në qeveri figura jo me nivel profesional e moral dhe një gjë e tillë ka prodhuar rrethana të pafavorshme për vendin. Kosova futet në proces të ri zgjedhor edhe një muaj dhe sipas rrethanave politike dhe perceptimit të përgjithshëm qytetarë, skena politike do pësojë ndryshime radikale, vendi do gëzojë qeveri jo sipas logjikës së vjetër dhe kjo është gjë e mirë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".