Përmbysja e madhe po vjen më 14 shkurt, asnjë zyrtar në institucionet e shtetit të Kosovës me të kaluar kriminale

Përmbysja e madhe po vjen më 14 shkurt, asnjë zyrtar në institucionet e shtetit të Kosovës me të kaluar kriminale
Përmbysja e madhe po vjen më 14 shkurt, asnjë zyrtar në institucionet e shtetit të Kosovës me të kaluar kriminale

Blerim Burjani

  • 09 January 2021 - 13:41

Shkruan: Blerim Burjani

Sipas këtij verdikti thuhet e konstatohet shumë qartë se të gjithë personat e dënuar në tre vjetët e fundit me aktgjykim të formës së prerë nuk mundë të kandidohen. Ky është fundi i muajit të mjaltit për ata që deri më sot nuk e kanë zbatuar asnjëherë ligjin në fuqi, nga ana e KQZ-së. Pra nuk do të ketë kandidat e as funksionar publik me vepra penale të dënuara tre vjetët e fundit. Çdo vepër penale që figuron në Kodin penal është vepër penale dhe nuk ka vend që të bëhet politikë, që gjithkush të qohet e të vlerësoj dhe të jep mendimin e vetë.

-Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka lënë paqartësi por interpretimet po i bëjnë njerëz jo të duhur ,njerëz jo profesional dhe njerëz që mbajnë anën politike. Interpretimi i aktgjykimit nuk mundë të bëhet nga kush do qoftë edhe kur për atë nuk është profesional. Tash nuk është korrekte as nga disa njerëz që kanë punuar në këtë gjykatë apo dikur kanë qenë vet aty, dhe që kanë lënë shumë gjëra keq, sepse as ata nuk kanë pasur ndonjë përvojë për këtë gjykatë për të punuar në të, e tash këta “gjyqtar” janë të njëjtë me kapacitete të atyre që s’janë me dhe flasin për këtë Gjykatë.

Kjo gjykatë e ka kryer punën e vetë dhe e ka dhënë verdiktin. Është edhe shumë më keq kur disa njerëz bëjnë gabime trashanike në mënyrën e interpretimit të Kodit Penal. Kjo po na tregon se si juristët kosovar, mbi 98 % të tyre, nuk i njohin interpretimet dhe nuk e dinë as nga me ia nisë për ta bërë një interpretim të një akti ligji apo të kushtetutës, e në mesin e tyre janë edhe mbi 58% gjyqtar dhe prokuror e zyrtar ligjor. Për ketë arsye ka interpretime të lira të dëmshme të padijshme dhe shkaktojnë konfuzionet në opinion, situata është thjesht dhe interpretimi i bërë nga Gjykata është plotësisht i qartë tash kush do e kupton qysh është e kush do e kupton sipas dëshirës se vetë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".