Po ëndërrojnë të mbeten në pushtet të përjetshëm, derisa të vdesin

Po ëndërrojnë të mbeten në pushtet të përjetshëm, derisa të vdesin
Po ëndërrojnë të mbeten në pushtet të përjetshëm, derisa të vdesin

Blerim Burjani

  • 09 January 2021 - 17:00

Shkruan: Blerim Burjani

Kjo qeveri pretendon që edhe për një kohë, se paku tre muaj të ardhshëm të qeverisë me shtetin, qeveri në ikje por ende me rroga të majme dhe me punë e pretendime për ta vazhduar pushtetin deri në ditën e fundit të funksionimit. Kështu veprojnë të gjitha qeveritë edhe kjo nuk ka ndonjë dallim , pra të gjithë janë të njëjtë, sepse kjo është një klasë e njëjtë politike e cila përfiton në emër të lypjes së votave, nga shumica e njerëzve të pa punë apo jo mirë të strukturuar, andaj shpëtimin e shohin në politikë.

-Kësaj kaste politike të pa profilizuar, pushteti i ka mbetur i vetmi burim jetese. Për më shumë të gjithë vrapojnë për gradime, sepse tash po të kishte pasur konkurs për akademi Hoti do të konkurronte edhe për akademik. Kjo është një hapësirë manovruese që ju shërben për të bërë hajgare me shtetin e me pushtetin duke dominuar gjatë, njëri pa i bërë akoma 50 vjet, as 25 vjet përvojë si punë profesionale u bë edhe akademik.

Ky cirk po vazhdon fatkeqësisht dhe po ndodhë në këtë realitetin tonë të hidhur e të zymtë. Gjendja aspak nuk është e mirë fillimisht në UP e as në universitetet tjera private, s’ka politikë të mirëfilltë, për disa drejtim nuk ka fare nevojë të ketë konkurs për studentë pasi që është plotë tregu, e për ata punë nuk ka, për askënd përveç për profesorë të UP-së që marrin pare si në kohën komuniste, pa punë, duke shkua në ora 14 në punë, mbajnë nga dy orë e pjesën tjetër e kalojnë nëpër kafiteri.

Pra si krejt sistemi shoqëror e shtetëror, edhe këtu ka plotë probleme bë këtë drejtim, përderisa nuk ka ngjashmëri me universitet t tjera publike, ku ka vetëm pagë bazë, si në Estoni e shumicën e shteteve ku para bazë e profesorit është 500 euro, kurse për pjesën tjetër duhet të aplikojnë dhe ta fitojnë me projekte zhvillimore industriale, tempuse. Kush punon projekte i rritet paga kush jo e humbë edhe punën pas tre vjetëve. Përderisa nuk vendosin standarde të këtilla s’ka gjë në këtë shtet, ka vetëm zhvatje. Kosova është ende larg ekonomisë së tregut sepse këtë zhvillim po e pengon politika.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".