Qe 20 vite hajnat e njëjtë po e vjedhin shtetin, populli fajtor që po i voton tash

Qe 20 vite hajnat e njëjtë po e vjedhin shtetin, populli fajtor që po i voton tash
Qe 20 vite hajnat e njëjtë po e vjedhin shtetin, populli fajtor që po i voton tash

Blerim Burjani

  • 10 January 2021 - 07:33

Shkruan: Blerim Burjani

Njerëzit po vrapojnë të futen në politik duke e par atë si mjetin më të lehtë për tu pasuruar dhe fituar para sepse nuk ka stimulim adekuat për avancimin dhe zhvillimin e sektorit privat të ndërmarrësisë , prandaj po shfrytëzohet politika dhe sektori publik e shtetëror sepse është mjeti më i lehtë për të fituar para kot duke u sorollatur me duar në xhepa rrugëve. Kjo po ndodh kështu sepse Kosova akoma ka probleme të mëdha të vetëdijesimit klasor dhe përshtatjes me politikën e ekonomisë së tregut.

-Sloganet jen qesharakë po që se ka, shumica këtë datë e kanë marr me humor të madhe për shkak se partitë politike në Kosovë me të vërtetë janë qesharakë, kur të gjithë e dinë prapavin e tyre të angazhimit në politik, thjeshtë vetëm për të bërë para , për të marr paga e për të marr tenderë. Të gjithë pa dallim, me përjashtim të disave prej tyre që nuk ju është dhënë rasti të kenë poste në politikë ose të fitojnë pushtetin, të gjithë të tjerët mundë të dalin shumë fish më të këqij dhe të korruptuar. Një fakt është i dijshëm se me politikë në Kosovë po merren njerëzit që janë kategori sociale ose janë bërë nga kategoria sociale në milioner, lypsa e votave janë lypsa të shumëfishtë , lypsa për me hy edhe në punë, lypsa për të fituar mundësinë për tu korruptuar, lypsa për tu marr me paranë publike, lypsa për ti punësuar njerëzit e tyre nëpër poste publike pa meritë dhe pa asgjë në thirrje të profesionit. Kjo po arrin të realizohet si mashtrim te ne akoma pasi që populli i jonë është populli më i çuditshëm në botë.

Qe 20 vjet po voton gati të njëjtit hajna e të korruptuar ,grabitqar pa meritë. E tash pse është kështu shteti, po dihet se është pasojë që po vjen nga vetë qytetarët sepse ata janë që duhet të vetëdijesohen. Qytetarët duhet të kërkojnë ligje të reja për deputet apo rregullim të ri ligjor, të paguhen vetëm me seanca parlamentare, të hiqen bordet publike dhe të bëhet privatizim i plotë i ndërmarrjeve publike që janë skema partiake e jo profesionale. Askujt nuk po i intereson kjo çështje me rëndësi por vetëm si me hy në borde e me marr paga dhe me futë njerëz në punë . Pra këtë gjë të gjithë po e dinë edhe po dalin po votojnë vazhdimisht njerëz të shumtë që janë të pa punë, për ti punësuar.

Shumica e strukturës s partive politike, edhe këta të VV-s, gati komplet është strukturë sociale e pa punë , dhe normal se ata duhet me hy në punë sepse asnjë nuk rrinë aty për askënd, rrinë për interesa të veta dhe familjes. Në vend që të orientohen në punësim në sektorin privat, le të merren me vetëpunësim ,le të hyjnë në kredi e jo duke abuzuar me pozita politike dhe duke i bërë dëm buxhetit të shtetit dhe popullit, aseteve publike. Kosova e ka orientimin për një ekonomi të tregut të lirë dhe politika duhet të orientohet në mbështetjeje të zhvillimit të kapaciteteve të sektorit privat, për zhvillim dhe krijim të vendeve të reja të punës, dhe jo të zhvatet sektori privat nga politika dhe pushteti.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".