Viti 2021, viti i goditjes së krimit të organizuar në drejtësi me Vetting të nga SHBA dhe BE

Viti 2021, viti i goditjes së krimit të organizuar në drejtësi me Vetting të nga SHBA dhe BE
Viti 2021, viti i goditjes së krimit të organizuar në drejtësi me Vetting të nga SHBA dhe BE

Muhamet Kelmendi

  • 10 January 2021 - 07:40

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Është e domosdoshme që i tërë spastrimi të shkoj përnjëherë. Atë duhet filluar nga Gjykata Kushtetuese e ajo Supreme dhe, duhet dalë në Gjykatën e Apelit dhe nëpër të gjitha gjykatat themelore. Po kështu duhet vepruar edhe me prokuroritë në Kosovë. Spastrimi duhet të futet edhe në organet tjera të pushtetit. Sa do të bëhen këto, kamë skepticizëm të madh. Vettingu kërkon një bashkëpunim në mes organeve të pushtetit në vend dhe organeve të shtetit të SHBA-ve e në BE. Vetëm së bashku dhe duke e udhëhequr Vettingun SHBA-të mundë të kemi dhe të ndërtojmë një sistem juridik ligjor të mirëfilltë dhe të qëndrueshëm.

-Në kuadër të çështjes së sistemit juridik dhe të spastrimit të sistemit në tërësi është shumë e vështirë të besohet se në vitin 2021 do të arrihen sukseset. Nuk besohet se klasa politike do të distancohet vullnetarisht nga të dyshuarit dhe të akuzuarit për vepra penale. Ata janë shumë të varur nga këta njerëz me financa. Ndarja bëhet vetëm me masa juridike penale. Kuptohet se Gjykata Speciale do të vazhdon me veprimet juridike. Sigurisht se do të bëhen edhe arrestime tjera. Se si dhe pse është një çështje që nuk ka komparacion me gjendjen e kohës që akuzohen.

Por, pavarësisht padrejtësisë së kësaj gjykate, ajo do të vazhdoi me aktivitet. Priten edhe arrestime tjera. Brenda vendit, varet shumë nga rezultatet e zgjedhjeve. Cila parti apo koalicion do të fitoj do varen edhe zhvillimet në vend, këtej edhe ndërtimi i sistemit juridik, duke bërë spastrimet që janë të domosdoshme. Sukseset në sistem nuk varen nga Gjykata Speciale. Ajo nuk e ka atë qëllim. Sukseset varen kryesisht nga pushteti që do të ndërtohet. Këtu detyrë të rëndësishme kanë BE dhe SHBA-të. Prej tyre dhe pushtetit në vend varet VETTING-u si masë për spastrimet e mëdha të organeve të drejtësisë, të prokurorisë dhe të gjykatave.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".