Haradinaj president i zorit për ta shpëtuar qeverinë e koalicionit LVV- Lista Vjosa Osmani nga lidhja e klanit Pronto & LDK

Haradinaj president i zorit për ta shpëtuar qeverinë e koalicionit LVV- Lista Vjosa Osmani nga lidhja e klanit Pronto & LDK
Haradinaj president i zorit për ta shpëtuar qeverinë e koalicionit LVV- Lista Vjosa Osmani nga lidhja e klanit Pronto & LDK

Faik Krasniqi

  • 13 January 2021 - 07:34

Shkruan: Faik Krasniqi

Në rastin më të keq Gjykata Kushtetuese mundë t‘i jap të drejtën për të dytën herë partisë së dytë për ta bërë prapë Qeverinë, me arsyetimin që vendi brenda pak muajsh mos të shkoj prapë në zgjedhje. Me përjashtim të LVV dhe Listës së Vjosës, të tjerët bëhen të gjithë bashkë. Këta janë njësoj sa i përket vjedhjes së shtetit. Kështu që LVV do të jetë e detyruar ta bëj Ramushin president, në mënyrë që mos të përsëritet skenari i njëjtë i vjedhjes së mandatit.

-Këto zgjedhje do të jenë një lloj referendumi për të ardhmen e Kosovës. Në mes të LVV(Shto këtu edhe listën e Vjosa Osmanit), dhe të tjerëve që na kanë sunduar dhe shkatërruar të ardhmen tone. Të atyre që kanë abuzuar dhe vjedhur çdo gjë në këtë vend( PDK, LDK, AAK, Nisma, AKR, PD etj). Një liste e mire e kandidateve dhe ardhja në masë e diasporës, LVV do t’i siguronte një fitore spektakulare. Lista e mirë e kandidatëve ka shumë rëndësi, sepse votuesin e fjetur e motivon për të dalë të votoje.

Asnjë gabim nuk bën të ndodhë me listat, sepse këto zgjedhje janë vendimtare për të ardhmen e këtij vendi. Përndryshe, këta bëhen prapë bashkë. Sa i përket çështjes së presidentit gjërat mund të komplikohen. Ramush Haradinaj bëhet me fituesin vetëm e vetëm të bëhet president, edhe nëse LVV nuk bënë koalicion me AAK-në. Do të thotë që Ramushit duhet për t‘ja plotësuar dëshirën për t‘u bërë president, në mënyrë që vendi mos të shkoj prapë në zgjedhje në pamundësi të zgjedhjes së presidentit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".