Mini Jugosllavia e Aleksandër Vuçiqit, Mini-Shengeni, obligim i mbrapsht ndërkombëtar që na e solli LDK-ja dhe Avdullah Hoti

Mini Jugosllavia e Aleksandër Vuçiqit, Mini-Shengeni, obligim i mbrapsht ndërkombëtar që na e solli LDK-ja dhe Avdullah Hoti

Gani Qarri

  • 13 January 2021 - 07:42

Shkruan: Gani Qarri

Kohët e fundit edhe në gazetën "Nju York Times", thuhet se Presidenti Biden, në pozitën e nen-sekretares se shtetit për çështje politike, pritet ta caktojë pikërisht diplomaten Victoria Nuland , e cila është pozita nr.3 ne Departamentin e Shtetit, ndërsa znj. Nuland ishte edhe ideatorja e parë e Mini-Shengenit, projekt të cilin LDK, së fundi jo vetëm që nuk e ka kundërshtuar, por edhe e ka nënshkruar Qeveria e rrëzuar e LDK-së me në krye butakun e nënshtruar Avdullah Hotin, për futjen e Kosovës në te, për të cilin është duke lobuar fuqishëm Serbia, tash e sa kohë, tek të gjitha shtetet e ish federatës jugosllave, përfshi edhe Shqipërinë, që aktualisht dirigjohet prej tutelës degjeneruese të Edvin Kristaq Ramës.

-Mjerisht, pas ardhjes së Hotit në pushtet në mënyrë kundër kushtetuese dhe me dallaveret politike të Hashim Thaçit e Isa Mustafës, përkundër faktit se sa ishte në opozitë LDK bëhej shumë kritike ndaj qeverisjes së Ramush Haradinajt, ajo jo vetëm që hyri po me partinë e kritikuar të Ramushit, në bashkëqeverisje por Avdullah Hoti si kryeministër i katapultuar, i solli dëme edhe më të rënda Kosovës, duke e bërë Serbinë hisedarë edhe në Ujman, dhe marrë obligime ndërkombëtare për futjen e Kosovës në mini Jugosllavinë e Aleksandër Vuçiqit të kamufluar si Mini-Shengen, që nuk është asgjë tjetër përveçse një ombrellë serbe, për futjen e Kosovës përsëri nën protektoratin e Serbisë.

Për aq më tepër, fatkeqësisht sidomos me temën e Mini-Shengenit, qeveria Hoti në ikje, po e lë një trashëgim të rëndë dhe tejet të dëmshëm për Kosovën me ndikim shumë negativ edhe për negocimet me Serbinë, në mandatin vijues të qeverisë në ardhje. Madje tanimë kjo temë jo vetëm që ekziston, por rrezikon që pas stabilizimit të administratës amerikane të Bajdenit dhe formimit të Qeverise se re në Kosovë, Mini-Shengeni, serish të vendoset nga Serbia si kusht për vazhdimin e dialogut, kur dihet fakti se edhe në pozitën e nënsekretares së shtetit për Ballkanin perëndimor, pritet të emërohet një nga figurat e para që e ka iniciuar një zgjidhje të tillë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".