Plas sherri për pozitën e presidentit të Kosovës, edhe një krizë e re politike po kurdiset pas zgjedhjeve të 14 shkurtit

Plas sherri për pozitën e presidentit të Kosovës, edhe një krizë e re politike po kurdiset pas zgjedhjeve të 14 shkurtit

Gani Qarri

  • 14 January 2021 - 07:32

Shkruan: Gani Qarri

Sondazhet momentale mbi rezultatin e mundshëm të zgjedhjeve të reja, japin parashikime sipas të cilave vendi mundë të futet serish në krizë të thellë, për shkak të rënies së interesimit të qytetarëve për të marrë pjesë në votime, si dhe shpërndarjes së votës në katër parti politike që e mbajnë veten më kryesorët, si; LVV-PDK, LDK dhe AAK, e që kjo e fundit, kusht për çfarëdo koalicioni stabil e ka nxjerr kandidaturën e Haradinajt për president të vendit dhe nuk heq dorë nga kërkesa për pozitën e të parit të vendit edhe pas zgjedhjeve të reja.

-Pas krizave të vazhdueshme ku gati asnjë qeveri nuk mundi ta përfundojë mandatin ligjor, zhvillimet e fundit flasin se pikërisht marrëveshja politike për postin e Presidentit të ardhshëm të Kosovës, do të jetë serish pazari kryesor i ndërtimit të koalicionit pas zgjedhor, qoftë ai edhe përmes opsionit të bashkimi të ish partnerëve të klanit të korruptuar-Pronto, vetëm e vetëm ,që edhe në këto kushte të rënda për vendin, ta ruajnë klientelën e tyre, trashin edhe më tepër kapjen kriminale të shtetit dhe vazhdojnë me zaptimin e institucioneve të korruptuara të drejtësisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".