Legjislaturë me deputet si kjo që e humbi mandatin, kurrë të mos përsëritet sepse shteti me të tillë veç po koritet

Legjislaturë me deputet si kjo që e humbi mandatin, kurrë të mos përsëritet sepse shteti me të tillë veç po koritet

Hajrullah Tërnava

  • 14 January 2021 - 07:41

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Unë them që Legjislaturë me deputet si kjo që e humbi mandatin, kurrë të mos përsëritet sepse shteti me të tillët veç po koritet. Parlamenti i Kosovës duhet të shërbej si shembull popullatës se Kosovës, e jo shpeshherë të krijohen konflikte mes deputetëve, sikur qe kishte edhe ndërhyrje që të mos vjen deri te më e keqja, duhet të ketë disiplinë kulturore, e sidomos mos të ketë ofendime të tepërta e të ulëta mes deputetëve, në diskutime e sipër, por aty të këtë një kulturë që popullatës ti shërbej për një shembull pozitiv të zhvillimeve të aktiviteteve për të mirën e popullit.

Kjo legjislaturë e Kuvendit të Kosovës që iku tani, do të mbahet në mend si legjislatura më e dobët dhe me deputetët abuzuese me mjeshtri, me detyrën zyrtare dhe me paranë publike, që përfituan kot së koti nga Buxheti i shtetit madje edhe përmes improvizimit të themelimit të tre komisioneve hetimore parlamentare, për të cilat u nda buxhet dhe nuk arritën ta përfundojnë “misionin” e filluar hetimor. Vetë krijimi i komisioneve hetimore parlamentare, ishte mënyra më perfide e planifikimit për të përfituar plus, përveç pagesës së rregullt për seancat në të cilat nuk i votonin ligjet, por shkonin aty vetëm sa për evidencë të mëditjeve.

Ne te ardhmen duhet ndryshuar kjo formë e abuzimit me mandatin e ligjvënësit të mos lejohet, si në dy legjislaturat e fundit, ishin pikërisht hetimet parlamentare ato që shpenzuan buxhet dhe nuk prodhuan asnjë efekt për parandalimin e krimit dhe të korrupsionit, për çka deklarativisht ishin deklaruar dhe kinse filluar kalendarin e takimeve dhe të intervistuesve.

Prandaj edhe në forma tjera duhet të ndryshohet marrja e mëditjeve, dhe luftimi i të tjerave të këqija, e sidomos nëse nuk arrihet kuorumi i të pranishmëve në mbledhjen e radhës, për këtë lëshim çdokush duhet të jep llogari, mbasi deputetet marrin rroga të rregullta për këto aktivitete dhe mëditje sipas rregullores së parlamentit duhet të përcaktohen më qartë dhe të sanksionohen.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".