Ata që kundërligjshëm i bënë milionat, premtojnë e mashtrojnë por nuk e bëjnë Ligjin Vetting!!!

Ata që kundërligjshëm i bënë milionat, premtojnë e mashtrojnë por nuk e bëjnë Ligjin Vetting!!!
Ata që kundërligjshëm i bënë milionat, premtojnë e mashtrojnë por nuk e bëjnë Ligjin Vetting!!!

Hasan Preteni

  • 14 January 2021 - 07:44

Shkruan: Hasan Preteni

Nuk mundë ta bëjnë Vettingun ata që i kanë nga një milion e më shumë euro ne llogaritë e tyre. Vettingun e bëjnë vetëm ata që nuk janë pjesë e lidhjeve kriminale dhe nuk shoqërohen me krimin, ata që me lehtësi e dëshmojnë dhe mbrojnë prejardhjen e pasurisë së tyre, ata që në të kaluarën kanë punuar dhe kanë reflektuar patriotizëm funksional-institucional. Qytetari nuk do të ju beson milionerëve të pas luftës, pjesës së krimit dhe hipokritëve.

Hipokrizia rreth Vettingut po vazhdon. Me ardhjen në pushtet ministri i drejtësisë deklaroi se nuk do të ketë Vetting sepse duhet ndryshuar Kushtetuta dhe se politika nuk duhet të ndërhyje në sistemin gjyqësor e prokurorial.

Tani me fillimin e fushatës hipokritët nisen në aksion, disa flasin për krimet e pasluftës vetëm gjatë fushatës, disa për vende të reja pune, disa për rritje pagash, e këta që erdhën në pushtet në baza joligjore tani flasin për Vetting. Tentim mashtrimi i rrudhës. Nuk e kanë përnjëmend, e kanë për vota dhe për mashtrimin e rrudhës. Vettingun në “ drejtësi” munden dhe duhet të bëjnë vetëm ata që në të kaluarën janë dëshmuar me punë e përkushtim, ata që nuk janë të korruptuar e as pjesë e krimit të organizuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".