Nëntoka e mbeturinave të SHIK-ut fillon luftën me dosje kriminale kundër oponencës politike për ndryshime!

Nëntoka e mbeturinave të SHIK-ut fillon luftën me dosje kriminale kundër oponencës politike për ndryshime!

Hajrullah Tërnava

  • 15 January 2021 - 07:40

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Tani kur veç është caktua dita e zgjedhjeve, dhe sipas sondazheve po kuptohet se kush do te del si fitues, po fillon një fushatës e egër linçimi kundër kundërshtarëve politik, e sidomos ndaj atyre që po ju frikësohen se do i fitojnë këto zgjedhje, për eliminimin e tyre, duke sajuar edhe dosje të pista kriminale nga rrjetet e mbeturinave të mbetura të SHIK-ut. Prandaj rasti i ish deputetit Haxhi Avdylit është një paralajmërim serioz për skenarë të tilla. Ende pritet që do të aktivizohen edhe më shume këso fushatash të egra linçimi në të ardhmen për LVV-në dhe listën e Vjosa Osmanit, sepse sikur që dihet elektorati në përgjithësi, janë ngopur me qeverisjet e deritashme të kriminalizuara, dhe po duan ndryshime duke mbështetur këto dy parti në koalicion

-Me caktimin e datës të zgjedhjeve që do të mbahen më 14.02.2021 tani ka fillua një fushatë e pa kontrolluar e të gjitha partive, dhe partitë me të madhe po zhvillojnë aktivitete partiake për përfitime në këto zgjedhje nga elektorati, që votën në zgjedhjet e radhës ta fitojnë për ta qeverisur vendin. Gjykata Speciale e ka vështirësuar shumë situatën politike në Kosovë, sepse numër i konsiderueshëm i politikanëve tani janë të burgosur, e sidomos ata më të mëdhenjtë e shtetit, e që pritet të arrestohen edhe të tjerë, të burgosen, dhe me këtë dihet që janë të dëmtuara partitë prej të cilave janë këta persona në Hage, sepse këta njerëz në partitë e tyre kishin poste të larta sa që ishin edhe udhëheqës të partive.

Me që partitë më të vjetra sikur LDK, PDK, AAK, NISMA, AKR, në vitet e pasluftës e kanë qeverisur Kosovën për 21 vite, gjatë këtyre viteve janë bërë krime të ndryshme si në aspektin e krimit të organizuar dhe korrupsion si dhe krimit në përgjithësi dhe këta prijës të partive janë bërë multi milionerë dhe nuk i durojnë të tjerët të rijnë, të pa korruptuar që të vijnë dhe të jua marrin pushtetin. Prandaj popullata në këto parti është zhgënjyer, dhe tani me të madhe, të rinjtë po e lëshojnë vendin e tyre dhe po migrojnë për në shtetet e perëndimit, sepse nuk po shohin perspektivë të të punësuarit dhe për të jetuar në Kosovë, edhe pse me shumicë janë të shkolluar e të diplomuar në fakultete etj.

Më 20219 kur u mbajtën zgjedhjet, 06. tetor 2019, u krijua koalicioni mes LVV dhe LDK si e vetmja shpresë që të dilet nga kjo krizë, dhe me shpresë se vetëm këto dy parti e nxjerrin vendin nga kriza. Kjo mënyrë e qeverisjes nuk ju konvenoj partive tjera dhe bërën q ‘mos dhe për 50 ditë të qeverisjes, e rrezuan këtë Qeveri. Vjosa si e përzgjedhura e LDK në krye të Kuvendit i mbeti besnike elektoratit dhe mbeti në atë post deri me tani. Mendoj që edhe nëse shpiken fushata linçuese kundër këtij koalicionit për këto parti, me këtë elektorati edhe më shumë do ti bashkëngjitet këtij koalicioni sepse i tërë marifeti, lojnat që po ju bahen, për ta, tani është i kuptueshëm.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".