Fsheja e krimit në logon e partive politike: PSD-ja e Shpend Ahmetit & Dardan Sejdiu & Dardan Molliqaj dhe AKR-ja e Pacollit të krijuara me mentor e financim nga nëntoka e krimit të organizuar

Fsheja e krimit në logon e partive politike: PSD-ja e Shpend Ahmetit & Dardan Sejdiu & Dardan Molliqaj dhe AKR-ja e Pacollit të krijuara me mentor e financim nga nëntoka e krimit të organizuar
Fsheja e krimit në logon e partive politike: PSD-ja e Shpend Ahmetit & Dardan Sejdiu & Dardan Molliqaj dhe AKR-ja e Pacollit të krijuara me mentor e financim nga nëntoka e krimit të organizuar

Ragip Guraziu

  • 15 January 2021 - 07:46

Shkruan: Ragip Guraziu

AKR-ja sipas të gjitha gjasave do mbetet nën sqetullën e LDK-së kurse NISMA mbetet të zgjedh mes PDK-s dhe AAK-së, derisa PSD-ja edhe ashtu inekzistente e Shpend Ahmetit dhe të dy Dardanëve vetëm sa nuk është shpallur akoma edhe zyrtarisht e vdekur. Kjo situatë e krijuar është një hap real i shkuarjes drejtë shuarjes së tyre, për t’u përshëndetur krejtësisht nga skena politike, pasi kështu edhe partitë politike me elektorat sa një kombi- bus, deri tash udhëhiqeshin nga megalomania për pushtet qe u vinte nga paratë e krimit, madje edhe duke prodhuar kriza të porositura nga hienat e nëntokës, kurse tani do të ulin pazarin dhe do të kenë apetite shumë më të vogla në tortën e madhe të quajtur pushtet.

-Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të këtij viti në muajin shkurtë, disa parti të vogla do përjetojnë vdekje klinike. PDK- me prurje të reja dhe si një subjekt politik që ka udhëhequr që nga 2008 Kosovën, dhe ngjarjet që kanë ndodhë, deri këtu ku jemi, pritët një befasi, që ky lajm pritet të komunikohet këto ditë, informacion taze. Tani mendoj që është e kohës dhe e domosdoshme që të ndodhë një përmbysje e madhe e skenës politike, një rirreshtim dhe profilizim i plotë, për tu bashkuar në nisma të reja politike ato kuadro që kanë ide dhe programe progresive, duke u pozicionuar në vetëm dy-tre blloqe të qarta politike e programore, në mënyrë që të mos ketë pazare të pista e skenarë të parapërgatitura nga nëntoka e tyre kriminale, që në fazën e hershme të dizajnimit të marrëveshjeve pas zgjedhore.

Siç po thuhet dhe siç po shihet, tani më është e pa shmangshme katrahura në të cilën po mbyten partitë e vogla politike, po shkojnë drejtë shuarjes, sikur që janë PSD-ja virtuale e Shpend Ahmetit&Dardan Sejdiu&Dardan Molliqaj , dhe AKR-ja e Pacollit, që ishin krijuar qëllimisht me mentor e financim nga “nëntoka kriminale” ose nga nëntoka e krimit të organizuar, për të krijuar huti dhe mashtrim te qytetarët, për shpërndarje të votës në procesin elektoral, dhe rigrupim të tyre pas përfundimit të zgjedhjeve duke u bashkuar sipas interesit në klanin e përbashkët të krimit që kishte kapur keq shtetin përmes te gjitha institucioneve vitale shtetit: komunat, qeveria, legjislativi dhe drejtësia e kapur prej tre të parave dhe deri në Presidencën e shtetit nga ish-presidenti që po bën pushimin në gjykatën speciale në Hage.

Edhe pse kishte tentative të bashkimit në koalicione zgjedhore, brenda afatit ligjor, pas kalimit të këtij afati , dy subjektet politike fiktive që figuronin vetëm në letër, AKR dhe NISMA. Mbeten pa partneritet dhe tani më po detyrohen të shkrihen në kudër të listave zgjedhore të partive që do ti marrin nën sqetull vetëm me nga disa kandidat për deputet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".