Zgjedhjet pa vëzhgues ndërkombëtar, partitë politike me skenar të përgatitur për vjedhje votash!

Zgjedhjet pa vëzhgues ndërkombëtar, partitë politike me skenar të përgatitur për vjedhje votash!
Zgjedhjet pa vëzhgues ndërkombëtar, partitë politike me skenar të përgatitur për vjedhje votash!

Muhamet Kelmendi

  • 16 January 2021 - 09:16

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Këto çrregullime janë bërë edhe kur ka pasur vëzhgues nga BE, nga OSBE dhe nga SHBA-të e vendet tjera. Mungesa e tyre, ndikon dukshëm në zhvillimin e këtyre dukurive dhe këtu del se në këto zgjedhje, nëse mungon vëzhgimi i duhur, do të kemi çrregullime të mëdha. Pa vëzhgues dhe votim elektronik e numërim të tillë keqpërdorimet rriten. Duhet të themi qartë: Në Kosovë dëmi dhe shkelja e ligjit bëhet nga kandidatët për deputet dhe partitë. Ata blejnë vota të partisë dhe është e pamundur që të bëhet një votim normal. Sidomos në ditët e fundit të fushatës, para dhe gjatë votimit, kemi blerje të votave. Numërimi është vendi përfundimtar i kalimit të votave te kandidatët e preferuar.

-Kjo pritja e përpjekjes për të abuzuar me votën veç është reale dhe veç ka për të ndodhur. Jeta politike në vend është e tillë që subjektet politike do të bëjnë të pamundshmen për të dal fitimtar, secili sipas kapacitetit që ka . Do të fillon kjo me kandidatët e preferuar të subjekteve për të mundur ata që të fitojnë që janë të preferuar. Këtyre iu ka krijuar edhe gjendja e mire nga e kaluara. Ata kanë mjete financiare dhe me siguri që ato mjete do ti futin në zbatim.

Vota do të blihet nga çdo votues veç e veç apo nga një përfaqësues që garanton një numër votash. Blerja është gjëja më e dëmshme në skenën zgjedhore të Kosovës. Pas kësaj janë përfaqësuesit e partive politike nëpër qendrat e votimit. Aty bëhen shkeljet më të rënda, sepse përfaqësuesit e subjekteve merren vesh që çdo njëri të mbledhë vota për kandidatët e preferuar të subjekteve politike. Edhe gjatë numërimit bëhen malvrezime të mëdha. Aty kalojnë votat brenda subjektit politik nga një kandidat te tjetri, gjithherë sipas kërkesave të grupeve të krijuara brenda partisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".