Ideja mashtruese e reciprocitetit ndaj Serbisë, nga një kryeministër në ikje është kulmi i turpit dhe abuzimit me qytetarin!

Ideja mashtruese e  reciprocitetit ndaj Serbisë, nga një kryeministër në ikje është kulmi i turpit dhe abuzimit me qytetarin!
Ideja mashtruese e  reciprocitetit ndaj Serbisë, nga një kryeministër në ikje është kulmi i turpit dhe abuzimit me qytetarin!

Arsim Haziri

  • 16 January 2021 - 18:03

Shkruan: Arsim Haziri

Për tu ballafaquar seriozisht me Serbinë, për ta nxjerrë përsëri kartën e reciprocitet në secilën fushë të jetës politike, diplomatike dhe ekonomike, vendit i duhet politikë më stabile, politikë ku pozitë qendrore të ishte vullneti i brendshëm dhe progresiv duke mos e përjashtuar edhe logjikën balancuese për çdo politikë që ka për qëllim mohimin e shtetësisë sonë. Procesi i ardhshëm elektoral duhet të mishëroj një qeverisje më racionale, duke nënkuptuar ndëshkimin e figurave që kanë qenë e vazhdojnë të jenë sinonim i efekteve negative, efekteve që nuk prodhojnë stabilitet dhe leverdi nacionale.

-Është e kotë ideja e kryeministrit në ikje Avdullah Hotit rreth reciprocitetit, rreth vendosjes së tij në raport me Serbinë duke qenë në dijeni se të njëjtit ishin që e larguan atë. Reciprociteti është masë dhe premisë esenciale për subjekt të pavarur dhe vet ekzistues, dhe një masë e tillë dëshmon për stabilitet të brendshëm dhe jo ndikues nga jashtë. Ndërsa qeveria Hoti, vështirë e ka të premtoj për një gjë të tillë kur vet ata e kanë larguar prej implementimit, më idenë se është parë si proces bllokues për procesin negociator.

Qeveria aktuale dhe gjithë të kaluarat asnjëherë nuk kanë dëshmuar veprime të ndërsjella në raport me veprimet e shtetit serb, për më keq ato, pra politikat e qeverive tona sikur gjithnjë i janë nënshtruar në vazhdimësi atyre të Serbisë. Tani më edhe kjo ideja mashtruese e reciprocitetit ndaj Serbisë, nga një kryeministër që e kishte mandatin e vjedhur, dhe është në ikje e sipër, e është kulmi i turpit dhe abuzimit me qytetarin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".