Thaçi e Veseli u mbyllën në Hagë, Albin Kurti në krye të shtetit kundër krimit e korrupsionit

Thaçi e Veseli u mbyllën në Hagë, Albin Kurti në krye të shtetit kundër krimit e korrupsionit
Thaçi e Veseli u mbyllën në Hagë, Albin Kurti në krye të shtetit kundër krimit e korrupsionit

Nexhmedin Spahiu

  • 17 January 2021 - 08:14

Shkruan: Nexhmedin Spahiu

Analisti politik, e profesori universitar Dr Nexhmedin Spahiu, beson që rruga e vetme e fuqizimit të shtetit të Kosovës, është në luftimin me rrënjë të krimit dhe të korrupsionit, për ti dhënë shans zhvillimit ekonomik. E për tu arritur kjo, ai thotë se të shumë përfolurit Hashim Thaçi e Kadri Veseli u dërguan në Hagë, që të vjen në Pushtet Kurti, nga i cili ndërkombëtarët presin revolucion në fushën e sundimit të ligjit.

Arrestimi i Thaçit e Veselit është bërë për t'i hapur rrugën Albin Kurtit luftimin e korrupsionit. Pritjet e aleatëve të Kosovës ndaj Albin Kurtit nuk janë të mëdha. Këto pritje konsistojnë vetëm në luftimin e korrupsionit për çfarë besojnë se Albin Kurti do ta bëjë. Natyrisht, luftimi i korrupsionit i hapë dyert për zhvillim, por për tu zhvilluar kjo nuk mjafton, por duhet ditur se si të zhvillohet Kosova, e këtë është e vështirë besueshme se Albin Kurti di ta bëjë”, thotë Prof. Dr Nexhmedin Spahiu.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".