Pushteti i korruptuar dhe inkriminuar iu frikësohet votës së diasporës, e përdor KQZ-në për ta pamundësuar votimin masiv për ndryshime

Faik Krasniqi

  • 18 January 2021 - 07:37

Shkruan: Faik Krasniqi

Shqiptarët në Mërgatë duan ta shohin një Kosovë të zhvilluar, pa hajna dhe kriminelë që e kanë sjellë këtë vend në mjerim. Nuk kanë asnjë interes personal këtu, me përjashtim të individëve. Por më 14 shkurt një pjesë e madhe do të vijnë në Kosovë për të votuar, për t‘i dhënë një fitore të madhe LVV-së. Me ardhjen e tyre mundë të konsiderohet një fitore e tillë.

-Në Mërgatën, shumica e simpatizantëve janë me LVV-në. Këtë e dimë të gjithë. E dinë të gjitha partitë. Arsyeja janë këto parti që na kanë vjedhur për më shumë se dy dekada. Kjo është edhe frika e partive të tjera, sepse vota e tyre do t’i deklasonte të gjitha partitë. Nëse do të kishin mundësi do t’ua hiqnin atë të drejtë për të votuar, prandaj edhe përdorin metoda të renda burokratike ndaj tyre. Frika është në pyetje, dhe po e përdorin KQZ-në për të bërë pisllëqet e tyre.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".