Pa vëzhguesit ndërkombëtar, fati i zgjedhjeve në mëshirën e komisionarëve të partive politike

Pa vëzhguesit ndërkombëtar, fati i zgjedhjeve në mëshirën e komisionarëve të partive politike
Pa vëzhguesit ndërkombëtar, fati i zgjedhjeve në mëshirën e komisionarëve të partive politike

Blerim Burjani

  • 19 January 2021 - 13:25

Shkruan: Blerim Burjani

Mundësit e manipulimit janë evidente dhe prezentë, pra janë shumë të mundshme, dhe tash problemi kryesor është se si të ndalen ato. Elementi tjetër që vendos për të pasur një proces të rregullt zgjedhor në finale është që të gjitha partitë politike duhet të jenë në funksion të sjelljes serioze, sepse ndryshe shtrohet pyetja dhe nuk dihet a do ta pranojnë të gjitha partitë rezultatin e dal nga zgjedhjet. Nëse partitë politike nuk e japin kontributin e tyre serioz për të mos manipuluar me procesin zgjedhor, mundë të ketë anarki dhe pasiguri në këtë proces. Kosova nuk ka pasur nevojë për këto zgjedhje deri në vitin 2022 por tash këto do të ndodhin dhe duhet angazhuar për proces të rregullt dhe pa manipulime.

-Se do të ketë përpjekje për devijim të votës, përpjekje për ta fituar atë edhe në mënyrë të pa merituar, kjo nuk ka diskutim. Po kjo dihet fare mirë. Mekanizmat për organizim dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor duhet ta bëjnë maksimumin që gjithçka të shkon në rregull, së pari duhet që të punojnë e të mos bllokohet KQZ-ja nga VV për shkak se tani më dihet që personat e dënuar nuk duhet të përshihen në listë, sepse të tillët nuk mund të kandidohen për deputet, të gjithë personat e dënuar nuk mundë të jene kandidat , dhe kjo mundë të sjell probleme serioze për punën e KQZ-së.

Monitorimi nga vëzhguesit vendor e sidomos ata ndërkombëtar, është i një rëndësie të veçantë që ndikon në mbarëvajtje të procesit. Tash mbetet të shohim se a do të ketë monitorues dhe vëzhgues ndërkombëtar në këto zgjedhje, për shkak të situatës me këtë pandemi, por duhet të shpresojmë që do të gjendet një modalitet i angazhimit të tyre dhe duhet të ketë. Mendoj se KE-ja dhe BE-ja duhet të gjejnë një mënyrë që të dërgojnë vëzhgues edhe për këto zgjedhje, pra ka shumë gjëra këtu që nuk dihen si fakte dhe pritet të shpërfaqen në ditët në vijim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".